in

Rruga e Gjimnazit të Gjirokastrës në kujtime-“Kam mall, po s`mundem më tani”

Rruga  e Gjimnazit “Asim Zeneli” sot eshte e heshtur dhe e vetmuar si te gjitha rruget dhe sokaket e Gjirokastres, por e dashur dhe e kujtuar.

Kjo rruge, pavaresisht se zyrtarisht ka nje emer tjeter, merr gjalleri te vecante ne kujtimet e cdo gjimnazisti dhe jo vetem, eshte rruga e femijereise dhe rinise, e bukur dhe e vecante per ata qe dhe kane mesuar ne bangat e gjimnazit.

“ Dalim nje here nga gjimnazi”-thoshin te rinjte ne ditet e shkolles.

Oborri i gjimnazit,rruga poshte shkalleve e ne vazhdim tek kafe Naka e me tutje deri tek Qafa e pazarit ishte gjithmone me njerez, edhe me gjimnaziste qe ne pushim te gjate nxitonin per nje byrek apo nje akullore.

Nuk ka e nuk ka pasur kuptim kjo rruge pa levizjen e gjimnazisteve, pa shkallet dhe oborrin ,koridoret dhe palestren, pa zerat e gezuara dhe te shkujdesura te gjimnazisteve.

Nuk kishte kuptim edhe pa personazhet e “paftuar”, abnone qe nuk hiqnin dore nga xhirot ne rrugen e gjimnazit,disa dhe problematik per sistemin e shkuar, se preferonin moden, ishin nje hap ne shume nga te tjeret, visheshin bukur qe te binin ne sy, te fitonin simpatine e vajzave me perparese te zeza dhe jaka te bardha.

Rruga e gjimnazit ka qene e preferuar edhe per te rinjte e turneve te nates, atyre qe vazhdonin shkollen e mbremjes dhe punonin po qe shoket e “shkolles se dites” i shikonin dhe me zili. Keta “inatin” e shprehnin edhe me ndonje fjale ndaj vajzave kur ato delnin per pushimin e madh apo pas shkolles.

Ngjarje per ta e per te tjeret ishte nje dite me bore, kur benin prita dhe nisnin “dashurine” me lufte, qellonin ne “shenje” por jo me goditje te forta, topa bore te bute e pa gure brenda,  per te lojtur por dhe per te terhequr vemendjen e vajzave, edhe per t`u thene: ” He mi, nuk me shikon?!”

Kjo rruge nuk mbetej kur e boshatisur. Ajo ishte e preferuar per “xhiro” edhe nga ushtaret futbolliste te ekipit te Luftetarit qe prisnin vajzat kur dilnin per pushimin e gjate apo nga shkolla.

Mbahen mend edhe lidhje te forta te perfunduara dhe qe kur merreshin vesh shoqeroheshin me fjalet e zakonshme “ Une e dija?, “ Une i kisha pare!”.

E bukur, e pelqyer e me shume kujtime ka qene, ka mbetur e do mbetet kjo rruge e gjimnazit.

E tille qe kur Liceu hapi dyerte, afro 97 vjet me pare, ka dhe shume proze e poezi te shkruar, edhe nga shkrimtare te njohur per kete vater te dashur te arsimit ne qytetin e gjirokastres.

What do you think?

Written by Admini

Mirëmëngjesi me Urimin për Pashkët të Mjekut të njohur Tritan Kalo:”Do ia dalim edhe në luftën me Covid19”

Lajm i mirë nga “Shqiponjat” e policisë së Vlorës