in

Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Jonianë të Sarandës Promovon Librin e Poetes se Re Griselda Veli

 

Per poeten e re 17 vjeçare, Griselda Veli, nxenese ne vitin e dyte te gjimnazit te Livadhjase te Bashkise Finiq, dy takime per promovimin e librit te saj te pare shkruan gazetari i njohur Agron Mema

Krijues te Klubit Joniane te Sarandes dhe nxenes te gjimnazit te Konispolit e kane vleresuar poeten e re per librin me poezi “Perendim ne trishtim”.

Gjimnazistet ne Konispol jane shprehur se ne poezite e Griseldes gjejnë veten e tyre, përjetimet e moshës, ëndrrat dhe perspektivat e së arthmes në projektet e zemrës rinore.

Ne takimin me krijuesit e Sarandes, shkrimtari dhe poeti Pajtim Çaushi ka thene per krijimtarine e Griseldës se eshte prurje poetike në estetikë dhe shpresë se po troket në portën e shtëpisë së madhe të poezisë një poete me pretendime që jemi të bindur se do t`i realizoi.

Me vleresime per poezine e saj jane shprehur edhe Spiro Thoma, Agim Nelaj, Koço Vogli, Eduart Veli
të Sarandës.

What do you think?

Written by Admini

Dita e Baballarëve, Dita e Babait, Respekt, Mirënjohje dhe Nderim!

” Po m`i Njohe Hapat, Pritëm!”- Petraq Neti i Këndon Lunxhërisë