in

Timo Flloko në Shtëpinë e Kadaresë – Promovon Librin e Tij “Kërcim në Bosh”, dhe ka këtë Prononcim për Teatrin Kombëtar!

Aktori Timo Flloko, aq i njohur dhe i dashur sidomos nga Gjirokastritët për rolin e Çerçiz Topullit në filmin Liri a Vdekje, promovoi në shtëpinë e Ismail Kadaresë në Gjirokastër librin e tij “Kërcim në bosh”.

 

Nga shtëpia e shkrimtarit të madh Ismail Kadare në Gjirokastër, regjisori dhe aktori i njohur Timo Flloko gjithashtu bëri thirrje që godinës së Teatrit Kombëtar në Tiranë t’i ruhen vlerat kulturore.

 

 

Flloko u shpreh skeptik sa i takon projektit të ri, duke shtuar se ai nuk përçon vlerat arkitektonike të godinës së vjetër.

 

 

Sipas tij, ndërtesës aktuale ku ndodhet Teatri duhet t’i ruhen në të ardhmen ato vlera që përçon sot.

“Jam prononcuar per teatrin, jam i mendimit që të ruhen vlerat kulturore, imazhi i atij teatri, ajo kujtese, ato breza që përfaqësojne figurat e shquara të Teatrit tonë Kombëtar. Po nga ana tjetër jam me idene nëse ai do ribëhet, duhet të ruajë arkitekturën e vet, pra ka nevojë te bëhet dhe të përsosen kushtet që t’i rezistojë kohës dhe të ardhmes”. – tha ai për Report TV.

 

Lidhur me promovimin e librit të tij “Kërcim në bosh” në shtëpinë e Kadaresë në Gjirokastër ai u shpreh:

“Ndihem shumë i dëshiruar për të prekur këtë peizazh, i lumtur që takoj miq, shokë, kujtimet që kam ketu, është një ardhje në qytet magjik siç është Gjirokastra”.

 

/shqiptarja.com

 

 

What do you think?

Written by admin

Tantellat e Qëndismat në Gjirokastër – Dikur Shquhej Hiro Fino dhe Vajza e saj Vera Fino!

Kujtojmë Shkrimtarin e Shquar për Fëmijë Tasim Gjokutaj në 20 vjetorin e ndarjes së tij nga Jeta!