Me 1 mars 1945 në Malind të Skraparit lindi shkrimtari Xhevahir Spahiu.
Ne 75 vjetorin e Lindjes Akademia e Shkencave, Ministria e Kultures etj. po pergatitin nje veprinmtari shkencore dhe jubilare per jeten dhe aktivitetin letrar te Shkrimtarit te njohur shqiptar.
Ka kryer 1963 – 1967 studimet e larta per Histori –Filologji dega Gjuhe –Letersi Shqipe ne Universitetin Shteteror te Tiranes dhe ka punuar gazetar, nëpunës, redaktor letrar, mësues, libretist etj.
Në vitet 1993-1998 u zgjodh Sekretar i Përgjithshëm dhe në vitet 1998-2000 Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë.
Më 1979 libri i tij “Zgjimi i thellësive” u ndalua nga qarkullimi dhe u bë karton.
Xhevahir Spahiu eshte vleresuar dhe nderuar me shume cmime letrare kombetare e nderkombetare.
Njihuni me permbajtjen e aktiviteteve qe do organizohen me rastin e 75 vjetorit te Lindjes te Shkrimtarit Xhevahir Spahiu.