Këngëtarja britanike ka lindur në Kosovë, përpara se familja e saj të niset për në Mbretërinë e Bashkuar. Sot ajo ka arritur në Kosovë dhe u takua me Ramush Haradinajn përpara performancës së saj.
Këngëtarja britanike Rita Ora është pritur sot në Kosovë përpara përformancës së saj për të shënimin e 10 vjetorit të pavarësisë nga Serbia, shkuan Dailymail.
Kosova feston 10 vjet pavarësie nga Serbia në festimet dy-ditore që filluan sot në të gjithë vendin. Një panel i posaçëm mbi Kosovën është planifikuar të mbahet në konferencën e Munich.
Kosova njihet nga 117 vende, duke përfshirë SHBA dhe shumicën e pushteteve perëndimore, dhe iu është bashkuar rreth 200 organizata ndërkombëtare.
Rita e ka ndarë me ndjekësit e saj këtë video ku shkroi se kjo ishte një pritje shumë e ëmbël dhe ndihet shumë krenare që është shqiptare për këto momente të tilla.
Nder ndjekesit e Rita Ores ne Instagram kane bere like edhe Neymar si edhe shume yje te hollivudit…