U vendos sot pllaka përkujtimore për Alizot Emirin, Librári i parë i Gjirokastrës, por dhe i vetmi që meritoi këtë emër.
Ai hapi që në vitet ’30 në Gjirokastër librarinë e parë me emrin kuptimplotë “Dante Aligeri”.
Miq, shokë e familjarë sollën në kujtesë veprimtarinë e tij si njeriu enciklopedi, patriot i ndershëm, iluminist, që kishte nderim dhe dashuri për librin, njeri i respektuar dhe personazh i veçantë i jetës kulturore të qytetit të Gjirokastrës.