Shumë prej nesh mendojmë se koha më e mirë për të bërë diçka ndryshe është pikërisht ditët e para të Vitit të Ri!
Disa mendojnë të lënë duhanin, disa të tjerë mendojnë të fillojnë një projekt të rëndësishëm që gjithmonë e kanë patur ëndër në sirtar. Por ka nga ata që gjithmonë kanë dashur edhe të gatuajnë…
Nëse dëshironi të surprizoni familjarët tuaj për Vitin e Ri kjo është mundësia unike, që do mbahet mend edhe gjatë!
Ja si ti bëni petullat tradicionale:
Merni një enë të thellë, hidhni ujin e vakët në të, pastaj kripen dhe majanë dhe i perzieni mire.
Pastaj marim miellin dhe e shtojmë ngadalë në enën me ujë, dhe me ndihmën e lugës e përziejmë.
Rrahim vezët dhe i vendosim në brum, dhe prapë vazhdojmë me përzierjen për 5 minuta akoma.
Brumi duhet të jetë i përderdhur, gjatë tërë kohës e rrahim me lugë druri. Brumin e mbulojmë dhe e lëmë për 20 minuta.
Pasi të ketë ardhur brumi marim një tigan dhe e vendosim mbi zjarr në temperaturë të lartë, në tigan vendosim vaj dhe posa të nxehet mirë vaji, marim brumin me anë të lugës dhe ashtu lug-lug e vendosim në tigan, derisa petullat të skuqen në të dy anët.
Vazhdojmë kështu derisa brumi të përfundojë. Varësishtë nga dëshira juaj mundë t’i shërbeni me reçel, djathë, etj.
Përbërësit për 4-5 persona:
400gr miell
300 ml ujë të vakët
2 vezë
20 gr maja
1 lugë çaji kripë
1\2 lugë çaji sheqer