in

Atmosfera e Vitit te Ri tek “Nën Kubeja” dhe ambientet rreth saj nga vitet ’20 të shekullit të kaluar!

Gjirokastritë të vjetër, edhe sot, kur marrin rrugën për në Dunavat, si te mos kete ndodhur ndonje ndryshim, thone “Kalojme nga Nën Kubeja”.

Behet fjalë për harkun e gurtë nën xhami, poshtë Qafës së Pazarit, dikur udhë kalimi për në lagjet e sipërme, tek kasapët apo në Bashte të Teqesë.

Kubeja, me njesi te ndryshme ne kohe te ndryshme, dyqane sherbimi brenda e afer saj, kinkaleri, kafe e rostiçeri, kepucari, ka mbetur vetem në kujtime. Atmosfera aty behej edhe me e gjalle e gazmore ne ditet para vitit te Ri.

Pihej kafe e raki, meze me pak asortimente, po kishte dhe kukurec e koke qengji, melçi te diganisura, qofte që moskovolisnin edhe nga era e dhjamit të kecit te shkrirë, të përvëluar, proces që sot nuk përdoret por që qoftet kishin shije te veçantë, mbi to pak piper, kripë e rigon me karar.

Ambentet zienin nga humori e ‘thashethemet’, në modë pas 20 e larte te shekullit te kaluar, sapo dilte dhe shtojca Pif, Paf e gazetës Demokratia që dilte nje herë në vit që te mos merrte plevit. Kështu shkruhej ne krye të saj.

Nga ajo kohe kanë mbetur dhe sot gazmore e anekdota, si kjo në kafenenë e Lilo Gjinit që mbante dhe një thëllëzë në kafaz.

“O Lilo, e pyesnin pijedashësit, çe bëre thëdhëzën?”, “Ç’e doja thellezen, zuri buti rrëzën”, përgjigjej Lilua duke treguar me gisht butin me djathë.

…Gjallëri kishte edhe jashte hapesires Ndene Kube, ne njesite private rrotull, tek dyqani i Isuf Mamanit qe sa u kthye nga Amerika, i beri per vete gjirokastritet me kafe, meze dhe raki pa genjeshtra, vetëm të fortë, 20 gradëshe.

Afër tij shërbente dhe Selo Moshua që rakinë e mbante në kaçupe lëkure. Kur ia binin per ta blere, e provonte, e kalonte dhe ne pijedashes te tjere. Pastaj mostrën e vendoste ne balle te bufes. Provën përfundimtare e bente kur vinte kaçupi 10 litrosh. Një ishte si raki e provës, e mbante, ne te kundert, prishte pazarin. Keshtu mbante raki te mire.

Kur e pyesnin:

“He mo, Selo, eshte e mire rakia?” tregonte me gisht ndonje te dehur dhe thoshte:
“Ja, shiko modelin!”

What do you think?

Written by admin

KADAIF ME ARRA – nga specialistja që mësoi në Stamboll, e kërkuar në fejesa e dasma! Ja si e përgatiste këtë ëmbëlsirë Alie Dobi…

Petulla Tradicionale në mëngjesin e Vitit të Ri! Nëse nuk keni gatuar ndonjë herë kjo është receta që do i surprizojë të gjithë!