Të thjeshta për tu përgatitur dhe fantastike për tu kombinuar në mënyra të ndryshme gatimi. Gjithashtu te mrekullueshme për një vakt tipik tradicional dreke dhe darke.
Me poshtë po ju sjellim përgatitjen e petkave në shtëpi.
Perberesit
1 filxhan kafeje qumësht
1 filxhan kafeje ujë
kripë
1 kg miell
5 vezë
Pergatitja
Perziejme vezët, ujin, qumështin, pak kripë dhe 4 filxhanë miell
E punojme derisa sa të dalë brumë i fortë.
Hidhni pak vaj ulliri në një tavë dhe më pas brumin.
Lëreni brumin për 15-20 minuta në tavë.
Lyejeni brumin me vaj ulliri.
Ndajeni brumin në copa më të vogla dhe hapni petë me anë të shkopit.
Vendosini petët në një dhomë të ajrosur mirë për dy ditë në mënyrë që të thahen.
Kur të thahen petët pritini në copa me gjerësi 1 cm dhe lërini të thahen për dy ditë të tjera.
Ju befte mire!