in

Njihuni me Grupin që Përgatiti Aktivitetin dhe Drekën Në Kalanë e Gjirokastrës në Qershor 1959 Për Delegacionin Sovjetik të Kryesuar Nga Malinovski!

Keto dy foto jane te muajit qershor 1959, kur qyteti i Gjirokastres priste per vizite Nikita Hrushovin po qe ne vend te tij erdhi Marshalli Malinovski.

Kjo ishte nje e papritur per banoret qe kishin dale ne miting.

Per atmosferen e krijuar ne sheshin e Çerçizit kemi shkruar me pare, tani po qendrojme ne keto dy foto qe na i ka derguar per faqen tone e moshuara Andoneta Konomi e cila eshte dhe vete ne fotografi.

Ajo ishte njera nga anetaret e grupit qe punuan për të siguruar rregullin dhe sigurinë e qetësisë për delegacionin si dhe per pergatitjet dhe sherbimet ne dreken qe u shtrua ne kala per nder te Malinovskit, ne ate vit Minister i Mbrojtjes i Bashkimit Sovjetik.

Ne foto jane kuadro te asaj kohe, punonjes te sherbimit te tregtise si dhe nepunes te komitetit dhe institucioneve te tjera, po qe nuk i njohim te gjithe.

Njohim çiftin Xhangolli; Vera Sako, Seno Zhorda, Andoneta Konomi, Niqi Naka, Drita Tushe, Krisanthi Gjini, e ëma e kompozitorit Kastriot Gjinit, Niqi Milo e shoqja e Manol Milos etj

What do you think?

Written by Admini

Ndahet nga Jeta në Moshën 99 vjeçe Nexhmije Hoxha, Gruaja e Ish-Liderit Enver Hoxha

“Vijat e Bardha” në Qafë të Pazarit, Kalimtarët, Shoferët e Rinj dhe Ndëshkimet e Reja. Lexo dhe Shpërnda!