in

Mësoni Mënyrën e Vjetër të Gatimit të “Lepurit në Bragaç” E Gatuante Cile Mihali në Rostiçerinë e tij në Lagjen Varosh të Gjirokastrës!

Ne kuzhinat e Gjirokastres, ne shtepite dhe ne Pazar, gatuhen pothuajse te gjitha llojet e mishrave, po vend te pare dhe sot zë mishi i bagetise se imte, mishi i viçit, i shpendeve dhe pothuajse fare pak mishi i lepurit.

 

Para e ca vite pasclirimit te vendit, mishi i lepurit gjendej dhe ne kuzhina te pazarit, po me pakice, ndersa ne Varosh, ne rosticerine e tij e gatuante Cile Mihali, rosticeri e degjuar po me aktivitet te paket, se mbas viteve 50 e ca u kthye ne dyqan te ushqimeve ku sherbente Minush Naçi.

 

Cile Mihali kujtohet dhe sot per menyren e veçante te gatimit te lepurit. Aty, kur merrej vesh se do gatuhej lepur, zihej radhe e beheshin porosi me pare, se mishin e lepurit e konsumonin me shume gjuetaret e miqte e tyre. Lidhjet me gjahtaret Cile Mihali i kishte te vjetra, keta i çonin dhe lekuret e dhelprave dhe kunadheve, gezofi i te cilave perdorej për jakat e palltove te grave.

 

Teknika që zbatonte Cile Mihali nuk ishte e panjohur ne kuzhinat e pazarit po si ai nuk e zbatonte kush, i kish dalë nami i mire. Ja si e pergatiste lepurin ne bragaç:

 

LEPUR NË BRAGAÇ

Lepurin e ndante ne racione dhe e linte 4 ore ne uje qe t’i dilte gjaku. E skuqte ne vaj me nje grusht qepe te grira holle dhe e shuante me pak vere. Pastaj e hidhte ne bragac te madh te bakert, shoqeruar me vaj e uthull, disa kokrra qepe krokar, 2 kokrra hudhra, tre fleta dafine, me pak kripe, piper te zi dhe nje grusht uje.

 

 

Anet e kapakut i zinte me brume qe nga bragaçi te mos dilte avull. E linte ne prush e zjarr druri te avashem per mbi 30 minuta. Lepurin e sherbente te ngrohte, me gjethe majdanozi e ndonje flete dafine mbi te.

 

Gatimi i lepurit ne bragaç sot gati është harruar. E kujtuam si menyre pergatitjeje, për t`u njohur e zbatuar si ne shtepi, ashtu dhe ne restorantet e sotme, sidomos nga ato që mishin e lepurit, te eger apo të butë, e kane pjate te parë të menyse.

 

 

What do you think?

Written by admin

Ministrja Kumbaro Ftesë Investitorëve Të Kontribuojnë për Restaurimin e Banesave në Gjirokastër!

NIMET SHEHU – Kuzhinieri Gjirokastrit që Mbi Mënyrën e Gatimit dhe Përzgjedhjen Cilësore të Mallit nuk Bën Kurrë Kompromis!