in

NIMET SHEHU – Kuzhinieri Gjirokastrit që Mbi Mënyrën e Gatimit dhe Përzgjedhjen Cilësore të Mallit nuk Bën Kurrë Kompromis!

NIMET SHEHU – “Kuzhinieri, gatimi, dhe malli me cilësi jane kryesoret per ushqim te shendetshem”, thote mjeshtri i gatimeve tradicionale te kuzhines gjirokastrite.

 

Nimet Shehu, nje nder mjeshtrit e gatimeve tradicionale në Pazarin e Gjirokastrës, tani ne pension, po i kerkuar per gatime te veçanta nga pronaret e restoranteve te qytetit, nuk iu nda kuzhines per afro 50 vjet. Mësimet dhe pervoja e tij nga jeta ne Pazar e ne kuzhinat e saj, jane te vlefshme dhe per kuzhinieret e sotem:

 

“Thelbi i suksesit qendron tek kuzhinieri dhe malli, -thote ai. Kuzhineri te meson si e çfare duhet te hash dhe kjo eshte shkolle, praktike, kulture qe e ka marre ne pune dhe pasuruar. Po ka dhe nje ane tjeter. Malli eshte perseri dore e pare e cilesise. Nje mall i mire te nderon. Nuk do harruar mishi i fresket qe eshte produkti kryesor e nenproduktet e tij, lende baze per gatim. Kuzhina e mire e Gjirokastres, Zagorise e Lunxhit, e ka emrin te tille edhe nga kullotat, ku bageti e imet ushqehet me barin e gjethet e natyres, me majen e gjërit.

Gatimi i kaluar, i vjeter, deri nga vitet `70 te, pa hyre mishi i stallave, kishte nje shije tjeter dhe jo me kot klientet kane nostalgji. Racat dikur ishin te pastra, vendi, me pas erdhen e u perzien. Sot ky lloj mishi eshte me krek e nuk bie ne shesh, ndersa mishi qe vjen nga ane e anes e kushedi sa vjet ne ngrirje, eshte tjeter gje, edhe pse mund ta “mbulosh” me me shume yndyre e erëza. Ky eshte nje ndryshim i madh dhe gjirokastritet e vjeter qe rrojne ne Tirane, mishin e mire e njohin me hunde dhe, kur vijne ketej, u del syri dhe kërkojnë , sikur dhe një thelë mish nga kullote e Malit te Gjere, Zagorise, Lunxhit e Kurveleshit…”

 

Kuzhinieri i tradites, Nimeti, thote se kuzhinen e kemi te bollshme dhe menyja eshte ruajtur dhe pasuruar, si në kuzhinën e familjes ashtu dhe në atë të Pazarit. Ne Pazar eshte zhvilluar edhe me shume, se kane qene dhe mundesite e kerkesat, konkurenca. Shtepia ka gatim te kufizuar, ne disa lloje, ndersa Pazari kerkon me shume, se punohet edhe me porosi dhe per shumice. Por tani nuk ndodh gjithmone keshtu. Gatimi tradicional ka “firot” e veta dhe kjo nuk është gje e mire.

 

Gatimet e vjetra ne nje qytet si toni, Gjirokastra, duhen mbajtur. Ata që vine duan, kerkojne, dhe malli i merr për një gatim që nuk e kane provuar. Sa vijnë dhe pyesin, thonë, duam nje gatim te vecante. Dhe kuzhines tonë nuk i mungojnë gatimet e vjetra, autoktone, te saj, po duhen gatuar!

 

Në vazhdim ju tregojmë tre nga dhjetra gatime që kuzhinieri mjeshter Nimet Shehu ka më të pëlqyera per vete por që dhe i rekomandon per t’u gatuar ne shtepi dhe kuzhinat e pazarit…

 

What do you think?

Written by admin

Mësoni Mënyrën e Vjetër të Gatimit të “Lepurit në Bragaç” E Gatuante Cile Mihali në Rostiçerinë e tij në Lagjen Varosh të Gjirokastrës!

MISH QENGJI SHQETO – Receta Klasike e Gatimit Karakteristik të Jugut nga Mjeshtri Nimet Shehu!