Arba Kokalari është zgjedhur Zëvendës Presidente e Parlamentit Europian për Partitë Popullore.
Në profilin e saj në rrjetet sociale, ajo ka njoftuar se do të jetë gjithashtu raportuesja përgjegjëse që do të udhëheqë punën e BE-së për Stambollin.
“Dhuna ndaj grave është një problem serioz që kërkon veprim të fuqishëm. Suedia tashmë ka nënshkruar konventën. Tani është koha që e gjithë BE-ja ta bëjë atë”, shkruan Kokalari në “Facebook”.
Arba Kokalari eshte e para shqiptare që ulet në parlamentin europian ne moshen 32-vjeçare, nën programin e partisë “Moderata”.
Ajo lindi në Tiranë më 27 nëntor 1986, dhe më pas bashkë me prindërit, motrën Ina, dhe të vëllain Kevin, emigruan drejt Suedisë.
Me një shqipe të admirueshme, Arba Kokalari është mbesa e Musine Kokalarit nga Gjirokastra, gruaja e cila u diplomua në vitin 1941 në universitetin “La Sapienza” në Romë.
Musine Kokalari, është ndër disidentet e para gra ndaj sistemit komunist që në vitin 46. Ajo botoi librin e saj të parë “Seç më thotë nëna plakë” në vitin 1939. Më pas në ’43-shin ajo botoi gazetën “Zëri i Lirisë”. Më 23 janar të vitit 1946, ajo u arrestua nga forcat e Mbrojtjes së Popullit e gjyqi e dënoi me 20 vjet burg.