in

Lajm i Mirë/ Hoshtevjatet e Zagorisë me Banim në Amerikë më 17 Qershor Mblidhen në Bronx të Nju Jorkut

Fshati Hoshtevë e Zagorisë, ne rrethin e Gjirokastres, ka patur lidhje te forta te emigracionit me te dy kontinentet amerikane, qysh ne fillimet e shekullit XX.

Vetem nga ky fshat i vogel malor, ne lartesite e maleve te Çajupit, Dhëmbelit e Nemërçkës, nga viti 1900 deri ne 1939, kane emigruar per ne Amerike 101 vetë.

Ka dhe një foto të vitit 1912, ne Bideford te Maine, me 24 hoshtevjatë, me siguri themelues te Vatres.

Në perteritje te tradites, megjithese ne permasa me te vogla numerike, se pas vitit 1991 emigracioni i këtij fshati shkoi ne drejtim te Greqise, hoshtjevatët e sotem me banim ne Amerikë më daten 17 Qershor 2018, diten e Diel, ora 12:00, ne mesdite, ne Bronx te Nju Jorkut, do mblidhen mbi bazen e ketij programi:

-Vizite ne Shtepine e Vatres, Shoqates me te madhe Panshqiptare te Amerikes, qysh nga viti 1912;

– Drekë ne nje prej restoranteve shqiptare

-Bisedë rreth fshatit tone te origjines, te shoqeruara me fotografite me te fundit dhe videot, te marra nga bashkeatdhetaret Mitro Saqellari e Vladimit Telo, te cilet do te gjenden ne SHBA gjate muajit Qershor dhe do te marrin pjese ne takim.

– Historik dhe Ide…Shqyrtim i propozimeve dhe kerkesave te ardhura nga Atdheu online, gjatë drekës;

– Vizitë ne nje prej qendrave me te medha kulturore te Nju Jorkut dhe fotografi prane saj.

Gjirokastra Online pergezon organizatoret: Filip Kristani, Koço Sterjo per nismen dhe uron qe veprimtari të tilla ne diaspore te organizohen edhe me shume ne te ardhmen.

What do you think?

Written by Admini

Mbremje Kulturore “Këngët e Kafeneve” në Presidencë me Gjirokastritët e Tiranës

Me thike pa frike, me bixhak pa merak! – Pjepri i famshem i Goranxise qe shitej me “kaul”