Sonte ne mbremje ne mjediset e Presidences Forumi për Mbrojtjen e Vlerave të Gjirokastrës organizoi veprimtarinë: “Mbrëmja e Kulturës Gjirokastrite” ku pjesemarresit, gjirokastrite te Tiranës dhe dashamires te vlerave kulturore e muzeale të ketij qyteti i pershendeti edhe Presidenti i Republikës, Z. Ilir Meta.
Ne vazhdim u çel ekspozita e “Mjeshtrit të Madh” piktorit Stavri Çati:” Gjirokastra Etnografike” si dhe u shfaq filmi dokumentar artistik: “Këngët e kafeneve” me skenar Naxhi Kasoruho “Mjeshtër i Madh”, Regjizore Eli Bici, Operator Gavrosh Haxhihyseni me rrëfimin e aktorit “Nder i Kombit” Bujar Asqeriu.
![](https://gjirokastraonline.com/wp-content/uploads/2018/09/dummy-ad-300x250-1.jpg)
Gjatë kësaj mbremjeje te bukur kulturore, kenduan edhe grupi polifonik “Ergjëria” si dhe kengëtarja e njohur e këngës tradicionale të qytetit Juli Çenko.
![](https://gjirokastraonline.com/wp-content/uploads/2018/07/dummy-ad-728x90-1.jpg)