Vetem 5 minuta kohe per te shijuar disa biskota te shijshme me banane. Receta e tyre me poshte.
Ingredientet
1 filxhan caji me tershere
2 banane
Rrush te thate
1 luge caji me pluhur pjekes
Udhezimet per pergatitjen e recetes
1. Ne nje tas shtypim me ndihmen e nje piruni, dy bananet e qeruara me pare.
2. Me pas shtojme tersheren , rrushin e thate dhe pluhurin pjekes.
3. I perziejme mire dhe formojme me masen disa biskota rrumbullake ose cfaredolloj forme ne deshirojme.
4. I rradhisim ne nje tave njera pas tjetres te gjitha biskotat, pasi me pare kemi vendosur nje leter guzhine ne menyre qe te mos ngjisin me taven.
5. I fusim ne furre me 15-20 minuta ne temperature 180 grade.
Biskotat jane gati per tu shijuar. Ju befte mire 🙂