in

Sot Urojmë për Ditëlindjen Kuzhinierin e Njohur Vasil Xhumbi, Mik i Faqes Tonë

Vasil Xhumbi ta Gezosh Ditelindjen!

Kete urim e percjellim sot per kuzhinierin e njohur te Turizmit te Gjirokastres Vasil Xhumbin duke kujtuar dhe rrugen e tij profesionale; mbaroi shkollen e kuzhines ne Tirane me rezultate te shkelqyera dhe per 20 vjet punoi ne Hotel Cajupi, restorantin me te mire te qytetit.

Pas vitit 1990 shkoi ne Selanik të Greqisë dhe punoi ne restorantin “Ollga”  dhe gjate muajve te verës në ishullin Thasso.

Aktivitetin e ka te zgjeruar edhe në lidhje te ngushte me agjencite turistike brenda e jashte Greqise.

Ne restorante gatuan shumellojshmeri asortimentesh duke filluar nga ato karakteristike te qytetit te tij te lindjes, Gjirokastres, ashtu dhe bashkekohore, te Selanikut dhe krahinave përrreth, gatuan mishin e peshkun,  frutat e detit, mishin e shpendeve etj.

Kur e pyesin per pervojen që ka fituar si profesionist, kujton vitet e punes ne Turizmin e Gjirokastres dhe e çmon Shkollë të Trashegimise ne kete fushe.

Kjo eshte e lidhur me punen e te gjithe brezave, me gjellet e percjella qe janë gatuar me brume e erëza, thotë Vasili. Ne Selanik ku punoj me kerkojne gatime te Gjirokastrës. Vijne ketu per turizem, i shijojne dhe, sa kthehen, me porositin gatime me leng, produkte mishi e perime, pak te pjekura, po duke zier mishin dhe garniturat, perimet e zarzavatet. Pëlqejnë shume embelsirat si xupat e hoshafin. Tani qe rruget jane te hapura, me fqinjet mire eshte te marrim e te japim eksperience per ndertimin e zbatimin e nje menyje te pelqyeshme per konsumatoret dhe turistet e te dy vendeve…”.

Në tryezat tona, thote Vasili,, duhet te ketë nderthurje të gatimeve, nuk duhet te mungojne supat, gjellet e para me lengjet e mishit, te kockave, te peshqeve ose te shpendeve, grupet e gjelleve me mish shoqeruar me zarzavate, lloje te ndryshme sallatash etj.

Vasil Xhumbi ta Gexosh Ditelindjen !Jete te gjate e te lumtur!

 

What do you think?

Written by Admini

Kaq e Thjeshtë Eshtë! Ja si ta  Pastroni Frigoriferin nga akulli!

Këto Biskota me Banane i Bëni Vetëm për 5 minuta!