in

A jeni sjellë mirë para Krishtlindjeve?! Në Austri është momenti për të korrigjuar gabimet para Santës!

Ndryshe nga shume vende te botës, në Austri Festa e Krishtlindjeve fillon disa dite perpara.

Atmosfera krijohet nga data 5 dhjetor e ne vazhdim, shoqëruar me “çorapet” e mbushura me ëmbëlsira dhe karamele.

Tradita ruhet por e ndryshme në qytete e fshatra. Kështu te disa përgatitet një lloj buke me dardha të thata dhe sallam me lakër turshi, një ushqim i pandarë nga tryeza e festës së Krishtlindjeve.

Gatuhet edhe një ushqim tjeter, përzierje e qumështit me miellin. Në një orë të caktuar, kambanat që bien, paralajmërojne ardhjen e Krishtlindjeve, festë që e gëzojne dhe më shumë fëmijët, pritësit e dhuratave të shumta.

Në Austri, ekuivalenti i Santa Claus është Shën Nikolla. Ashtu si Santa, ai është i përshtatur në të kuqe dhe ka shumë punë për të përfunduar në këtë kohë të vitit. Sezoni austriak i Krishtlindjeve sjell jo vetëm Shën Nikollën, bartësin e dhuratave, por edhe Krampusin, anën e tij të errët, dënime për keqdashje të vitit të kaluar. Krampusi kalon rrugët në mbrëmje rreth festës së Shën Nikollës për të ndëshkuar ata që janë sjellë keq…

What do you think?

Written by admin

Dita e Krishtlindjeve ne Filadelfia të Amerikës! Ja si e presin Babagjyshin fëmijët e vegjël bashkë me prindërit!

“Biskotat e Krishtlindjeve” në Zvicër, dhe tradita e re e familjeve në kërkim të pemës perfekte të Krishtlindjeve në Pyll!