Ndryshe festohet Dita e Krishtlindjeve ne Filadelfia!
Prindër dhe fëmijë bëhen bashkë për pritjen e Babagjyshit.
Ata qëndrojnë në dritaren e shtëpise me veshtrim nga larg, ne pritje te babagjyshit. Pritja kalon me histori e përralla që nxitin fantazinë e fëmijëvë.
Pastaj mblidhen se bashku për te festuar rreth tryezës me Proshutë Krishtlindjesh (një lloj mishi i pjekur), shoqëruar me patate, panxhar të kuq dhe sallatë.
Për ëmbëlsirë konsumojnë kek me kanellë e xhenxhefil dhe reçel kumbulle. Pas kësaj fëmijët shtrohen për të fjetur me plot ëndrra për dhuratat të cilat te nesërmen i gjejnë poshtë pemës së Krishtlindjeve.