Ne çdo pervjetor dhe jubile, Festa e Shpalljes se Pavaresise Kombetare te Shqiperise, eshte festuar me madheshti edhe ne qytetin e Gjirokastres.
Fotot qe po percjellim per here te pare i perkasin vitit 1937.
Gjirokastra feston 25 vjetorin e Shpalljes se Pavaresise Kombetare.
Per te festuar kete ngjarje te madhe dhe historike, Gjirokastra eshte zbukuruar me flamujt e festes.
Ne foton e pare manifestuesit te moshave te ndryshme zbresin nga Qafa e Pazarit per ne sheshin e Çercizit.
Te veshur si per feste jane rreth Monumentit qe eshte peruruar me 18 Mars te vitit 1934.
Nga ballkoni i Bashkise duken titullare njeri nga te cilet duke folur.
Nese do vini re me kujdes, ashtu sikunder ne foton e pare nje hark i madh i veshur me kulpre , ne mes parualla RROFTE FLAMURI dhe ne dy anet flamuj, nje hark i tille eshte edhe ne krye te sheshit te Çerçizit te vendosur prane shtepise se Dr. Aleksander Kalivopullit.
Mbreselenese keto foto qe i percjellim per here te pare dhe qe sjellin atmosferen ne Gjirokaster te festes se 25 vjetorit te Shpalljes se Pavaresise Kombetare te Shqiperise.
Fotot per gjirokastraonline nga Xhezo Cana