Gushti me vape bashke per shume familje gjirokastrite eshte det, lume dhe udhetime, por per gjyshe dhe nikoqire te tjera nuk ka pushim, “flasin me vete” per zahiret e dimrit qe, sic eshte dhe tradita, pergatiten ne gusht e ne vjeshten e pare.
Ato nuk kane kohe as per kafen e mengjesit e as per nje cik muhabet per te mbajtur “boten neper goje” sigurisht jo me fjale te liga vec te mira dhe teme dite kane ” i hodhe apo nuk i hodhe zahiret e dimrit, trahanane, osat e petet, turshite me speca , domate e paterxhane, po fasulet dhe thierzat, gjizen e djathin.
Keto gjyshe e nikoqire qe perfaqesojne familje te medha ne shtepi te medha te Gjirokastres nuk kane hequr dore nga zairet dimerore se ecin me fjalen dhe porosite e para, gje e mire dhe e shijshme eshte ajo qe ben me mallin dhe duart e tua.
Ato e duan supermarketin po per ushqime qe duan kohe e s`kane produkte per t`i shfrytezuar ndaj dhe thone: ” Shtepia do ca gjera menjane, rezerve, se ”kushedi c`ndodh!”.
Mire gjykojne dhe shume mire veprojne se e kane nga pervoja dhe eksperienca e provuar dhe e mbledhur, po ju si mendoni, bejne mire qe hedhin zahire ne gusht per te ngrene ne periudhen e dimrit?
Po sa nga amvisat e reja kane perveshur menget dhe kane vene futane ne mes per te pergatitur zahiret e dimrit apo mendojne se eshte shpejt akoma, te kaloje dhe vapa e gushtit e pastaj shohim e bejme ?!