in

”FESTOJME PËR TRASHËGIMINË” – Aktivitete Organizuar nga “TID Gjirokastra”

Me 28 dhe 29 shtator Gjirokastra e veçanerisht Pazari Karakteristik do te mbulohet nga atmosfera e festes se trashegimise. Ajo do te shtrihet ne te gjithe hapesiren e Qendres Historike, ne Qafe te Pazarit dhe 6 degezimet e saj te shtruara me kalldrem te ri, vende vende qendisur me “lule” me gure te bardhë dhe të zi të kapura si ne valle, “dore me dore”.

Mbi kete bukuri te shtruar nga duart e mjeshterve te gurit, vendasit do te bashkojne hapat, duart ,vallet dhe kenget edhe me qytetare nga vendi dhe bota.

Gjirokastra mikpritese, bujare, me shije, me arome te mire dhe pamje te mrekullueshme, do te demostrojë trashëgimine e saj te pasur me veprimtari te larmishme dhe ka nje FTESE të hapur, pjesemarrje per te gjithe:

Ja disa nga veprimtarite:
– Panairi i Artizanatit dhe Kulinarisë në rrugën e Zejtarëve, me Dhurata Thanasin e ftuar speciale dhe artizanë nga e gjithë Shqipëria.
– Te shtunen ne mbremje shfaqje e ansamblit folklorik të Peshkopisë “Lura” me 25 artistë që do ndezin atmosferën në Pazar me energjinë e tyre.
– Të dielën ekspozitë pikture dhe fotografike për transformimin e Pazarit, vlerat dhe bukurite e monumenteve të kultures.
– Mbrëmja e së dielës, super performancë e këngëtares Marsela Çibukaj me grupin e saj.
– Surprizë tjeter: DJ BesB deri në orë të vona, ndërkohë që shijoni edhe produktet e zonës!
– Orkestrinat dhe grupet polifonike shoqëruese të festës në momente të ndryshme, në çdo cep të pazarit.

Ja oraret dhe vendet e zhvillimit të Veprimtarive në Qendrën Historike për Festën e Trashëgimisë në Gjirokastër

– Të Shtunën – 28 Shtator; Ora 19:30 – Te “Pazari i Gjirokastrës”
– Ora 17:00 – Celja e panairit të Artizanatit, rruga e “Zejtarëve”
– Panairi i Kulinarisë, rruga “Gjin Bue Shpata“ (demostrim gatimesh nga Dhurata Thanasi ).
– Ora 18:00 – Grupi Polifonik “Ergjeria”, rruga “Ismail Kadare”
– Ora 20:00 – Performancë nga Ansambli artistik “LURA”- Peshkopi.

– Të Dielën – 29 Shtator; Ora 11:00 – Te “Pazari i Gjirokastrës”
– Ora 10:00 – Dita e dytë e panairit të Artizanatit dhe Kulinarisë
– Ora 11:00 – Tryezë e rumbullakët: Shanset dhe sfidat e artizanëve dhe prodhuesve të vegjël – pranë kafene “Kashahu”
– Ora 17:00 – Ekspozitë figurative: “Gjirokastra në syrin e piktorit”
– Ekspozitë: “Libri i Qytetit”

Ora 17:00 – Ekspozitë fotografike:
“Pazari Dje dhe Sot” & “Nga Monumenti në Monument”
– Ora 18:00 – Orkestrina popullore: Familja “Selfo”, rruga “Ismail Kadare”
– Ora 20:00 – Koncert live me të ftuar speciale “Marsela Çibukaj & Band”
– Ora 23:00 – Kërcime dhe Performancë e Dj BesB.

Ky është pragrami I festes së trashegimisë që organizohet ne Qendrën Historike të Gjirokastrës nga TID Gjirokastra mundësuar nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), Bashkia Gjirokastër, TID Gjirokaster, Sloë Food, DRKK Gjirokastër, Gjiroart, shoqata Miqësia.

What do you think?

Written by admin

Talentja 17 vjeçare nga Shqipëria Mahnit Jurinë e X Factor në Greqi! Ja Video e Këngës Perfekte!

Hapen nesër Petët e Byrekut në “Qafë të Pazarit”! Qifqi, Sarma, Gliko nga Specialistja e Kulinarisë Shqiptare Dhurata Thanasi me Gratë Nikoqire Gjirokastrite