in

Festë, Kostume, Koncert dhe Gatime në Libohovë!

Çelja e sezonit turistik ne qytetin e Libohovës u organizua ne sheshin kryesor me infrastrukture te re, zbukuruar hijshëm nga Bashkia.

Hijeshi çeljes se sezonit turistik i dhane grupet e nxënësve të shkollës 9-vjeçare të veshur me kostume popullore.

Pjese e programit të tyre ishin dhe aktivitete të tjera, koncert me këngë, valle dhe recitime si dhe një ekspozitë me gatime karakteristike te pergatitura nga vetë nxënësit me mbeshtetjen e prindërve.

Festës dhe urimeve per sezonin e ri turistik ne Libohove iu bashkuan edhe turistë të huaj që kishin ardhur per t`u njohur me historinë, monumentet e natyres dhe ato historike, të shumta ne qytet e zonen rreth saj, ne Nepravishtë, Labovën e Kryqit etj.

What do you think?

Written by admin

Sot për Ditëlindje Urojmë Profesor Naxhi Mamanin!

Çdo varg ka një histori nga pas, një emër, një personazh…