Dr. i njohur gjirokastrit Kostandin Balloma ne faqen e tij ne fb ka percjelle nje foto dale pas konferences mjekesore rajonale te organizuar nga spitali i Gjirokastres me 1983.
Per kete periudhe, drejtor i spitalit ishte mjeku i njohur okulisti Dr. Adem Harxhi edhe sot edhe pse ne moshe te madhe nuk eshte shkeputur nga veprimtaria shkencore dhe publicistike.
Sipas Dr, Kostandin Ballomes, Dr. Harxhi perkrahte mjeket e rinj qe ne vite me pas jane specializuar dhe kane kontribuar ne mbrojtje te shendetit te popullit.
Si ne vitet e shkuara edhe pas 90-tes ata kane punuar ne spitalin e qytetit ose disa jane larguar me pune ne Tirane dhe jashte vendit duke iu pergjigjur kerkesave te reja te mjekesise bashkekohore apo kane dhene shembull ne ngritjen e klinikave private sikunder ka vepruar Dr. Kostandin Balloma e shume mjeke te tjere.
Shume vite kane kaluar nga kjo foto, ndryshime kane ndodhur ne jeten e secilit mjek po mendojme se nuk ka ndryshuar mirenjohja dhe respekti per ish shefin e tyre te dikurshem, Dr. Ademin, sikunder shprehet dhe Dr. Kostandin Balloma ne krye te shenimit te tij.
Kjo mirenjohje e nderim shkon dhe per mjeket e ndare nga kjo jete qe kane punuar me perkushtim dhe profesionalizem te larte ne mbrojtje te shendetit te banoreve te Gjirokastres dhe krahinave rrotull saj.