in

Cirk, Humor dhe Muzike-Si Priteshin Premierat e Estradës Profesioniste nga Artdashësit në Gjirokaster, Sarandë dhe Tiranë!?

Dhe me pare po pas vitit 1971 Estrada Profesioniste e qytetit te Gjirokastres pergatiste shfaqje me nivel, te vleresuara edhe me cmime ne aktivitete kombetare te estradave Profesioniste, sikunder ka ndodhur ne takimet te tilla ne Pogradec, Korçe dhe ne njeren ne Gjirokaster.

Gjalleri ne keto vite kishte dhe Cirku profesionist me udhëheqës artistik Sotiraq Paskalin, qe ishte pjesë e çfaqjeve të estradës.
Në çdo premierë, Cirku merrte pjesë me disa numra cilësorë, ushtrime akrobatike mjeshterore, edhe te nivelit te artisteve me te mire te cirkut te Tiranes.

Levizjet dhe ushtrimet e artisteve te Cirkut shoqeroheshin edhe me muzike qe luhej nga orkestra me drejtues Jorgo Roze.
Trupa e estrades me Cirkun e Sotiraqit realizoi edhe premiera të veçanta cirk- muzikë të cilat priteshin shumë ngrohtë nga artdashësit gjirokastritë.

Në nje takim kombetar qe u organizua ne Gjirokaster estrada u paraqit me një përpunim autokton gjirokastrit “akapela” pa shoqërim orkestral, perpunim qe u pëlqye jo vetëm si realizim artistik por mbi të gjitha si një formë e re e përpunimit të motiveve popullore me ngjyrë të theksuar lokale.

Puna e perbashket e trupes se cirkut me sektorin e muzikes te Estrades Profesioniste eshte vleresuar dhe si e tille kujtohet nga artdashesit se kane marre kenaqesi nga shfaqjet e bukura Cirk me Muzike bashke.

What do you think?

Written by Admini

Shefi i Kuzhinës Vlonjate Aldo Mehmeti tek RUDINA në TV Klan: “Të Shprehemi me Pjata me Shije Tradicionale dhe Të Reja Siç Eshtë “Harapashi i Gjeneratës së Re”!

“ Kafe Me Bisht” tek “Nëndetësja 105”, të Tjerat në Pazar dhe Kafexhinjtë Ju Kujtohen?!!