Shkendija e pare e krijimit “ Shoqata Lunxheria” eshte dhene me 15 Dhjetor 2002 me nismetare lunxhotet Thanas Jani,Spiro Xhavara,Fotaq Mara e te tjere.
Ne 18 Maj te vitit 2005 ne kafenene e hotel ”Parnon” ne qender te Athines ,u zhvillua dhe mbledhja e pare e pergjithshme, themeluese e deges se ”Shoqates Lunxheria ” ne Athine me 70-80 anetare, mes tyre edhe kryetari i Shoqates ne Shqiperi, Qirjako Dhima si dhe sekretari i saj, Apostol Duka.
Objektivi i pare i kryesise se zgjedhur ishte grumbullimi i te gjithe lunxhoteve te ardhur emigrante ne Greqi,ruajtja e traditave,kultures,zakoneve ne mergim.
Qe nga ajo dite kafeneja e hotel “Parnon” u be dhe vend takimi per lunxhotet e Athines ku vazhduan mbledhjet e kryesise,shperndaheshin gazetat,pihej kafeja,hartoheshin programet e drekave e darkave festive,aktivitetet e ndryshme etj.
Aktivisteve te dalluar qe prej dites se krijimit te shoqates, Thanas Jani, Spiro Xhavara, Katina Rebi Deli, Fotaq Mara,Petro Qurku, Jani Janaqi, Sokrat Koçi,Ilo Koti,Spiro Leka,Arqile Diamanti,Harallamb Boga,Mihal Puleri,Vladimir Puleri,etj filluan dalengadale t’u shtohen edhe aktiviste te tjere: Tatiana Miçi,Kristaq Foti,Petraq Shupuli,Kleanth Çuçi,Kostaq Binjaku,Emanuil Neti,Skender Bojo,Vasil Boga e shume e shume te tjere qe, kush me shume e kush me pak kane dhene kontribut dhe vazhdoine me dashuri e perkushtim per te realizuar qellimin per te cilen u krijua shoqata.
Hotel ”Parnon” ishte vendi ke me 19/01/2020 u mlodhen lunxhotet e Athines etj.u takuan, u shmallen dhe uruan njeri tjetrin per vitin e ri.
Aty biseduan e kujtuan rrugen e pershkruar nga dita e krijimit te shoqates e ne vazhdim, ngrene shendete e urime per familjet lunxhote me banim ne Greqi,ne Shqiperi ,ne Ameriken e larget e kudo ne bote !