in

Si nisi dhe si festohet Dita e Shën Valentinit ne Gjirokastër

Me rënien e regjimit komunist edhe ne Gjirokaster si ne gjithe Shqiperine nisi te festohet 14 Shkurti, Dita e Shën Valentinit. Personazhet e parë te festimit te kësaj dite të shenuar ne jeten e te dashuruarve, ishin çiftet e reja.

 

Ndonjë ceremoni e vecantë per shpalljen e kësaj dite si “dite e te dashuruarve” nuk kujtohet te jete bere po atmosfera ne dyqanet e para te dhuratave në Qafë të Pazarit ka qënë e veçante. Individualisht e ne grupe bliheshin dhurata te ndryshme.

 

Për njohjen e publikut me permbajtjen e kesaj dite, me historine e priftit Shën Valentin që per dashurine dha jeten, u fol dhe ne stacionet televizive lokale, ato u bene zedheneset e kesaj dite te bukur ne jeten e çifteve te dashuruara, folën për domethënien dhe origjinën e festës që, më e njohura dhe më e pranuara botërisht lidhet me emrin e një prifti Shën Valentini, që i përket periudhës së Perandorisë Romake, i cili pas kryerjes se ceremonive të fshehta martesore u ekzekutua pikërisht në datën 14 shkurt. Dhe kjo datë nëpër shekuj kaloi dhe mbërriti deri në ditët tona me simbolikën e festës së të dashuruarve.

 

Fillimisht kjo dite u kuptua si dite per te rinjte dhe per te rejat, jo si shprehje e dashurise edhe per moshat e treta, si dite e te gjitheve.

 

Po cilat ishin dhuratat e para për Ditën e Shën Valentinit?!

Ne vitet e para Gjirokastra ishte e ngarkuar me varferi e megjithate per kete dite te shënuar të dashuruarit ashtu si dashurinë nuk kursyen as dhuarat për njëri-tjetrin, po duhet thënë që ato ishin të thjeshta dhe simbolike si kartolina urimi, lule e çokollata, ashtu sikunder këto dhurohen në shumë vende te botës. Kështu dyqanet u zbrazen nga kartolinat që kishin mbetur ne rafte, bizhuterite levizen nga raftet dhe çokollatat gjithashtu nga dyqanet, veshjet nga tezgat e tregut në lagjen “18 shtatori”.

 

Nga viti ne vit dhuratat për 14 Shkurtin, Ditën e te Dashuruarve u bene edhe me te renda; varse e unaza floriri e argjendi, ore te shtrenjta, veshje firmato, deri dhe kafshë shtëpiake, pjesëmarrje të cifteve ne darka romantike në pikën turistike te Viroit, restorant Këndella, në Këcullë, restorantet ne Terihat, Dervician e gjetke, udhetime ne Sarande etj. Ndryshe nga shumica, një pjesë edhe nuk kane preferuar te bejne dhurata, te tregohen indiferente ndaj kësaj dite, se sipas tyre dashuri duhet dhene cdo dite.

 

Kjo ditë, e sotmja, që simbolizon dashurinë mes çifteve, është e mbetet festë e bukur ku jo vetem ciftet e reja e te dashuruarit por dhe familje dalin e festojnë edhe ne pika turistike si në Resort Këculla, në parkun e madh të Viroit etj.

 

What do you think?

Written by admin

Historia e Fshatit në Librin “Skoreja e Pogonit” e Dhimitër Bedulit!

Tejet Misterioze 9 Gropat me të Njëjtin Diametër të Shfaqura në Fshatin Dervician të Gjirokastrës! (Video)