Banorët e fshatrave Vanistër dhe Goranxi në Dropull ende janë të shokuar nga pamja e pazakontë. Pas stuhisë më të fundit në fushën e Vanistrës janë parë disa gropa të thella me diametër rreth 3-4 metra.
Në një zonë mjaft të qarkulluar nga njerëzit pranë kompleksit tregëtar “Kalimera”, askush nuk e shpjegon dot prezencën e tyre. Gropat misterioze mendohen të jenë rreth 10 metra të thella. Ato janë të mbushura plot e përplot me ujë të turbullt që nuk lejon të duket fundi. Askush nuk është në gjendje të sqarojë këtë mister.
Mister prezenca e disa gropave të thella në fushën e Dropullit. Situata e pashpjegueshme është bërë shkak për qarkullimin e lloj-lloj hamendësimeve naive dhe teorive konspirative.
Një pjesë e hamendësimeve e lidhin këtë fenomen misterioz me përpjekjet e grupeve të përfshirë nga ethet e floririt. Disa thonë se gropat misterioze janë shkaktuar nga rënia e meteorëve gjatë stuhisë më të fundit që përfshiu krejt luginën e Drinos./lajmi.net