Poeti dhe romancieri shqiptar Ismail Kadare është fituesi i edicionit 2018 të Çmimit “Nonino”, i promovuar për 43 vjet në Udine, ndërsa vlerëson figura të mëdha të kulturës botërore nga një jurie e kryesuar nga Nobel V.S. Naipaul.
Çmimi i “Nonino 2018” shkon për Kadarenë, ndërsa një tjetër çmim i rëndësishëm shkon edhe për filozofin Giorgio Agamben, i cili merr titullin prestigjoz të “mjeshtrit të kohës sonë”.
Motivacioni i këtij çmimi për Kadaren është ‘Shkrimtar i dashuruar dhe kritik me popullin e tij’, ndërsa shkrimtarit do t’i dorëzohet më 27 janar.
Mësohet se ky çmim në Udine të Italisë u jepet dy personazheve bashkëkohorë, shkrimtarit Kadare dhe filozofit italian Agamben. Siç pohojnë mediat italiane, çmimi ‘Nonino 2018’ është dhënë nga një juri e autorizuar nga ‘Nobel’.