Ndryshe nga shume vende te botës, në Austri Festa e Krishtlindjeve fillon disa dite perpara.
Atmosfera krijohet nga data 5 dhjetor e ne vazhdim, shoqëruar me “çorapet” e mbushura me ëmbëlsira dhe karamele.
Tradita ruhet por e ndryshme në qytete e fshatra. Kështu te disa përgatitet një lloj buke me dardha të thata dhe sallam me lakër turshi, një ushqim i pandarë nga tryeza e festës së Krishtlindjeve.
Gatuhet edhe një ushqim tjeter, përzierje e qumështit me miellin. Në një orë të caktuar, kambanat që bien, paralajmërojne ardhjen e Krishtlindjeve, festë që e gëzojne dhe më shumë fëmijët, pritësit e dhuratave të shumta.
Në Austri, ekuivalenti i Santa Claus është Shën Nikolla. Ashtu si Santa, ai është i përshtatur në të kuqe dhe ka shumë punë për të përfunduar në këtë kohë të vitit. Sezoni austriak i Krishtlindjeve sjell jo vetëm Shën Nikollën, bartësin e dhuratave, por edhe Krampusin, anën e tij të errët, dënime për keqdashje të vitit të kaluar. Krampusi kalon rrugët në mbrëmje rreth festës së Shën Nikollës për të ndëshkuar ata që janë sjellë keq…