in

Iris Pengili Lani: Një kujtim i bukur nga fëmijët, byrek me kungull për të gjithë

Sot u kenaqa pa mase dhe madje u mallengjeva pak.Ne trotuar nxitonin nje tufe femijesh qe nuk ishin me shume se 9-10 vjecar,nxenes te fillores.

Ne duar mbanin shporta te zbukuruara ku kishin vene pako te vogla te mbeshtjella me kujdes me leter alumin.

-Teta -me thote njeri,cfare dite eshte sot ?

-E premte,i thashe dhe buzeqesha e sigurte,qe nuk ishte kjo pergjigja e duhur.

-Jo-me tha-sot eshte dita boterore e ushqimit,ndaj te lutem merre nji pakete ushqim
-Po une kam mor xhan,i thashe,jepjani dikujt qe i mungon

-Jo,-me tha me seriozitet,-nuk e ke kuptuar,ne ndajme per te gjithe,qe ju te kujtoni ata qe nuk kane(ketu mu mbushen syte)

-Merre teta,mos kij merak, e ka bere mami im-ngulmoi vogelushi.
-Po jo mor bir,po une do ta ha tani edhe sikur te jet helm-i thashe dhe e hapa.

Ishte nje copez e vogel byreku me kungull,qe nje grua nikoqire e kish pergatitur me shume dashuri.

Faleminderit, i thashe,por djali dhe shoket e tij mbase s’me degjuan,duke vazhduar misionin e tyre.

What do you think?

Written by admin

English Edition/ The home of the world-famous Albanian writer Ismail Kadare, in Gjirokaster, Albania.

Kujtesë/ Foto e rallë, Pazari i Gjirokastrës në vitin 1955, e përcjellë për ju Roland Çenko