in ,

Ja si Eshtë Festuar në Vitin 1937 në Gjirokastër 25 Vjetori i Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare!

 

Ne çdo pervjetor dhe jubile, Festa e Shpalljes se Pavaresise Kombetare te Shqiperise, eshte festuar me madheshti edhe ne qytetin e Gjirokastres.

Fotot qe po percjellim per here te pare i perkasin vitit 1937.

Gjirokastra feston 25 vjetorin e Shpalljes se Pavaresise Kombetare.

Per te festuar kete ngjarje te madhe dhe historike, Gjirokastra eshte zbukuruar me flamujt e festes.

Ne foton e pare manifestuesit te moshave te ndryshme zbresin nga Qafa e Pazarit per ne sheshin e Çercizit.

Te veshur si per feste jane rreth Monumentit qe eshte peruruar me 18 Mars te vitit 1934.

Nga ballkoni i Bashkise duken titullare njeri nga te cilet duke folur.

Nese do vini re me kujdes, ashtu sikunder ne foton e pare nje hark i madh i veshur me kulpre , ne mes parualla RROFTE FLAMURI dhe ne dy anet flamuj, nje hark i tille eshte edhe ne krye te sheshit te Çerçizit te vendosur prane shtepise se Dr. Aleksander Kalivopullit.

Mbreselenese keto foto qe i percjellim per here te pare dhe qe sjellin atmosferen ne Gjirokaster te festes se 25 vjetorit te Shpalljes se Pavaresise Kombetare te Shqiperise.

Fotot per gjirokastraonline nga Xhezo Cana

What do you think?

Written by Admini

Rrobaqepësia Vasillo Sevo që Priste “Figurina” nga Katalogjet e Modës Italiane dhe Vajzat e Gjirokastrës e Quanin “ Grua me Duar të Argjënda”

Dita Botërore e Radios- Kur Gjirokastritët e Dëgjonin Radio-Gjirokastrën në Mes të Pazarit