in

“Xha Abazi” – Kirurgu Popullor i Palortosë që Shëronte Kockat e Kujtdo që Trokiste në Derën e Tij!

Xha Abazi, kështu i flisnin në Palorto dhe qytet Abaz Memushit i cili ka vite që ështe ndare nga jeta. Ai lindi ne fshatin Picar dhe vite te tera rrojti ne Palorto.

 

Ka kryer disa punë po ne kujtesë të qytetit me shumë ka mbetur si doktor që “sheronte” kockat, kirurg popullor me eksperience te gjate ne kete fushe te mjekësisë popullore, një praktike jo e panjohur në Gjirokastër e fshatra të saj, me përfaqësues, ndihmëtar të parë në vendosjen ne vend të krahëve, kyçeve apo zënien e tyre.

 

Thyerrjet, që i vinte ne vend me levizje teknike te shpejta e befasuese, më parë i kish mesuar ne fshat te tij, ne Picar, ku vinte ne vend brinjët e kyçet e kembeve te qengjave e kecave dhe me ilace popullore mjekonte plaget e tyre.

 

Ata që i zinte halli, te rritur ose femije, shumë herë, përpara se të shkonin ne spital, trokisnin ne deren e shtepise se xha Abazit, porta e së cilës qëndronte hapur, 24 ore, për çdo urgjence. Këtë punë apo sakrificë, xha Abazi e bënte vullnetarisht, as kerkonte nje leke, po tjetri me deshire dhe i linte nje gjë…

 

 

Xha Abazi i sheronte njerezit me fjale e me te vertete. Që ne fjalët e para e bente tjetrin që te hiqte mendjen nga dhimbja, të mblidhte veten. Tjetri hutohej e befasohej me fjalet dhe levizjet e papritura e ne çast kur Ai, pa i thene « nëm një çik dorën » në pak sekonda, me teknikë të veçante, hap e mbyllë sytë, ia shpinte krahun ne vend.

 

“Ja kaq ishte! Tani e ke krahun ne rregull! Ik e luaj po deshe!” – këshillonte fëmijët.

 

Si praktikant kete « zanat » xha Abazi e ushtroi per shume vite. Ndërhyrjet e ndihmes se pare në lagje, qytet apo fshatra kur e kërkonin, si kirurg pa shkolle po i tille me praktikë, i ushtronte me sukses. Rastet i shkruante dhe i pershkruante në fletore që me siguri ruhet edhe sot si kontribut human i tij në sherbim te njerezve, po ashtu dhe si tregues, pervoje per njohësit e kirurgjise popullore.

 

Ato janë me qindra sa s`mbahen mend dhe për to ai nuk mburrej, se i dukej normale te ndihmonte te tjeret me pune pa lekë, që e kishte te lehte si “bukë e djathë”. Me te rriturit, dhe ne moshë të tretë, kujdesej dhe me gjate.

 

 

Për nderhyrje te veshtira, nëse i mbushej syri, nderhynte, po kur ato kerkonin kualifikimin mjekesor i rekomandonte per ne spital, tek kirurgu i shtetit.

 

Nuk merrte persiper nderhyrje që nuk ishin ne tekniken apo praktiken e tij mjekesore popullore. Atë që dinte bënte, me ato praktika u shërbënte njerëzve.

 

I afte ne kirurgjinë e tij, popullore, Abaz Memushi kujtohet për sherbimet e mira dhe humane për njerëzit në kohën që jetoi.

 

 

What do you think?

Written by admin

Arjan Xhumba, Ish Futbollisti i Kombëtares dhe Luftëtarit Habitet me Pjesëmarrjen në Stadiume, dhe ka këtë Opinion për Dukën!

VASIL XHUMBI – Kuzhinieri Profesionist i Turizmit, dhe Mesazhi i Tij për Inisiativa Bashkëpunuese në Traditat e Gatimit dhe Turizëm!