in

Arjan Xhumba, Ish Futbollisti i Kombëtares dhe Luftëtarit Habitet me Pjesëmarrjen në Stadiume, dhe ka këtë Opinion për Dukën!

Ish-qendërmbrojtësi i Kombëtares, Arjan Xhumba është prezent në studion e “Rubrikës Sportive” në RTSH.

Moderatorja e emisionit sportiv, Hygerta Sako e pyeti fillimisht ish-lojtarin kuqezi se ku ka qenë gjatë viteve të fundit dhe përse nuk ka qenë aktiv në futbollin shqiptar.

“Për 5 vite kam qenë në Australi, ndërsa gjatë 7 muajve të fundit jam duke jetuar në Greqi.

Në fakt nuk kam pasur shumë dëshirë të dal në televizor. Kjo edhe për faktin se askush gjatë këtyre viteve nuk më ka pyetur për futbollin në Shqipëri, pra nuk është se më ka kërkuar askush mendimin.

Zgjedhjet në FSHF? Unë jam me idetë europiane, që duhet ndryshim. Çdo figurë e re që vjen në një pozicion, ka dëshirë të japë gjithçka. Në fakt, një figure të re i duhet dhënë shansi për ta parë se çfarë do të bëjë.

A duhet të jetë një ish-futbollist që të konkurrojë Dukën? Në fakt, jetojmë në një botë plot servilizëm, kur nëse i thua shokut të vërtetën, atëherë do të grindesh me të.

Nuk është vetëm në Shqipëri, por kudo. Ndaj edhe në futboll ekziston servilizmi”, tha ish-qendërmbrojtësi i Kombëtares, Arjan Xhumba.

FUTBOLLI SHQIPTAR-“Kam parë vetëm dy ndeshje të kampionatit shqiptar gjatë viteve të fundit. Kam parë sfidën Luftëtari-Partizani dhe Flamurtari-Partizani. Nuk kishte as 200 tifozë në stadium. Pyeta disa tifozë që kisha pranë në Gjirokastër kur luante Luftëtari kundër Partizanit: Pse kaq pak interes sot? ‘Është fukarrallëk’, më thanë, ‘S’kanë lekë’. U habita. Po, sepse në kohën e partisë kur luanim ne futboll dhe kur nuk kishim as bukë të hanim, vinin 2-3 mijë tifozë në stadium.

Në fakt, unë mendoj se nuk është gjendja e vështirë ekonomike që ndikon në numrin e ulët të tifozëve. Mendoj se në Shqipëri nuk ka fare futboll. S’ka nivel fare”.

RRËFIMI-“Në vitin 1991 ika në Greqi nga mali, sepse nuk iknim dot më përpara, pasi na internonin familjarët. Shkova në Janinë. E dija gjuhën greke dhe iu kërkova një palë këpucë sportive. Më pyetën: ‘Kush je?’. ‘Dua të luaj futboll i thashë’. Fillova provën te Janina, edhe pse kisha dy ditë pa ngrënë, e mbaja veten me sheqer. Pas një muaji më ofruan kontratë. Por, iu thashë drejtuesve të Janinës: ‘Vitin e parë do luaj pa asnjë lek për Janinën. Vetëm më jepni një vend ku të fle dhe për të ngrënë, por pas një viti, dua të më jepni kartën. “Jo”, më thanë. Dua ta nxjerr te fakti se sot, ende pa nisur të luajnë futboll me një ekip, futbollistët kërkojnë direkt të dinë sa do fitojnë, sepse është bërë biznes”.

GARA- “Nëse Duka do të më pyeste, tashmë pas 16 vitesh që ka në krye të FSHF-së: “Çfarë duhet të bëj?”, unë do t’i thoja vetëm diçka: “Largohu, sepse çfarë ke pasur për të dhënë i ke dhënë. 16 vite janë boll. Kushdo që është në një post për 16 vite, nuk është se do të bëjë ndonjë ndryshim të madh për 4 vite të tjera. Nuk është se do të fitojë Botërorin Shqipëria nëse rri Duka, apo qoftë edhe unë apo kushdo tjetër për 20 vite. Ndryshimi në fakt është diçka e mirë, në çdo pozicion”./vipsport

Kariera e Arjan Xhumbës përveç 48 herë që ka luajtur me Kombëtaren Shqiptare:

1987–1992 : Albania KS Luftetari Gjirokaster
1992–1994 : Greece PAS Giannina
1994–1997 : Greece AO Kalamata
1997–1998 : Greece Iraklis F.C.
1998–1999 : Cyprus Enosis Neon Paralimni
1999–2004 : Greece PAS Giannina
2004–2005 : Greece Messiniakos F.C.

What do you think?

Written by admin

Naso Bedjavai, Shoferi me Autobusin e Madh me Timon sa nje Tepsi që Udhëtarët i Qeraste me Llokume!

“Xha Abazi” – Kirurgu Popullor i Palortosë që Shëronte Kockat e Kujtdo që Trokiste në Derën e Tij!