in

VASIL XHUMBI – Kuzhinieri Profesionist i Turizmit, dhe Mesazhi i Tij për Inisiativa Bashkëpunuese në Traditat e Gatimit dhe Turizëm!

Vasil Xhumbi është njëri nga kuzhinieret e pare qe nisi punen ne Turizëm të Gjirokastrës (sot Hotel Çajupi) menjehere me mbarimin e shkolles profesionale te kuzhines ne Tiranë, i vleresuar me rezutate te shkelqyera.

 

Mësimet ne shkolle i kombinoi me pervojen, gatimet e kuzhiniereve që gjeti ketu, te vjeter ne moshe e ne zanat, duke mesuar prej tyre vecanerisht gatimet e tradites, te qytetit dhe krahinave, Zagorise, Laberise, Lunxherise etj.

 

Ishte nje pervoje mbi 20 vjeçare, se pas vitit 1990 ai shkoi ne Selanik të Greqisë ku punon ne restorantin “Ollga”  dhe gjate muajve te verës në ishullin Thasso për emigrante shqiptare, banore vendas, turistë e grupe turistike. Aktivitetin e ka te zgjeruar edhe në lidhje te ngushte me agjencite turistike brenda e jashte Greqise, i interesuar për t`u lidhur edhe me shoqatat turistike dhe ato te restoranteve shqiptare.

 

Ne restorant gatuan shumellojshmeri asortimentesh duke filluar nga ato karakteristike te qytetit te tij te lindjes, Gjirokastres, ashtu dhe bashkekohore, te Selanikut dhe krahinave përrreth, gatuan mishin e peshkun,  frutat e detit, mishin e shpendeve etj.

 

 

Kur e pyesin ketu per pervojen që ka fituar si profesionistr, kujton vitet e punes ne Turizmin e Gjirokastres dhe e çmon Shkollë të Trashegimise ne kete fushe, ku ju dha mundesia te punonte me fantazi ne nje realitet qe e ushqente nje gje te tille, se mbeshtetej nga nje pervoje e tradite e pasur, e pelqyer  dhe nga te huajte.

 

“Kjo eshte e lidhur me punen e te gjithe brezave, me gjellet e percjella qe janë gatuar me brume e erëza, thotë Vasili. Ne Selanik ku punoj me kerkojne gatime te Gjirokastrës. Vijne ketu per turizem, i shijojne dhe, sa kthehen, me porositin gatime me leng, produkte mishi e perime, pak te pjekura, po duke zier mishin dhe garniturat, perimet e zarzavatet. Pëlqejnë shume embelsirat si xupat e hoshafin. Tani qe rruget jane te hapura, me fqinjet mire eshte te marrim e te japim eksperience per ndertimin e zbatimin e nje menyje te pelqyeshme per konsumatoret dhe turistet e te dy vendeve…”.

 

Ai shton se institucionet turistike dhe pronaret e restoranteve te mëdha, të mbledhur ne shoqatat e tyre, do bënin mirë te organizonin takime te perbashketa per ballafaqimin e pervojave me gatime me shije që ngjallin kureshtjen dhe pelqimin e turisteve si ne Gjirokaster dhe në Selanik.

 

Në tryezat tona, thote ai, duhet te ketë nderthurje të gatimeve, nuk duhet te mungojne supat, gjellet e para me lengjet e mishit, te kockave, te peshqeve ose te shpendeve, grupet e gjelleve me mish shoqeruar me zarzavate, lloje te ndryshme sallatash etj.

 

 

Çdo inisiativë bashkepunuese që lidhet me traditen në gatim dhe fitimin në sherbim dhe te Turizmit është e mirë dhe nuk duhet te mungojë.

 

Në vazhdim disa receta që perdor Vasil Xhumbi ne restorantin e tij ne Selanik, tradicionale te Gjirokastres dhe qytetit te Selanikut ku banon…

 

What do you think?

Written by admin

“Xha Abazi” – Kirurgu Popullor i Palortosë që Shëronte Kockat e Kujtdo që Trokiste në Derën e Tij!

KALLAMAR I SKARËS – Nga Kuzhinieri Profesionist i “Turizmit” të Gjirokastrës Vasil Xhumbi!