in ,

Vallja ne sufra qe luhej ne odate e dasmave te Gjirokastre/ Ja emri i valltarit te famshem!

 

Kjo valle luhej ne dasmat gjirokastrite por jo nga te gjithe. I pari kercimtar ka qene Bame Mezini nga lagjja Pazar i Vjeter, shfaqje qe e demostronte ne dasma e ngjarje gezimi familjare dhe shoqerore.
Pas tij kerceu vallen ne sufra edhe djali i tij Xhipia, burre i mire in qytetit, me dy zanate., edhe shofer , edhe valltar i famshem, i njohur ne Gjirokaster e ne gjithe vendin.

Kjo valle, thoshte Xhipia, eshte luajtur nga babai im dhe une pas viteve 60-te. Ajo kercehet ne sufra me gota rakie dhe meze. Valltari, gjate kercimit, nuk duhet te prek gotat e mbushura dhe levizjet i shoqeron me vargje:

“ Dole ne divan me shkalle/,Hodhe kemben ne shale/,Mu te porta ne te dale/,Ç`te tha gruaja dy fjale/,Nisu burre, te qofte rruga e mbare”.

What do you think?

Written by admin

Nje tufe çaji ne Dhembel, ku keni mbledhur dhe cili çaj eshte me i mire?

Nje ngjarje e rende ka ndodhur ne fshatin Hundekuq te Gjirokastres