Sot urojme per Ditelindjen Jorgo Jovanin, teknikun e repertitoreve qe nuk i ka kursyer dijet dhe enrgjite fizike per te mbajtur ndezur ekranet e televizioneve te jugut.
Jorgua per shume vite, nuk i eshte ndare dhe nje dite punes per mirembajtjen e repertitoreve te vendosur ne pika te larta malore si ne Gllave, Postenan, Malin e Gjere, mbi Delvine, Turan, kodren e Bulos, ne malin e Lunxherise, ne Çajup e gjetke.
Ekipi i riparuesve te tyre, i udhehequr per shume vite nga inxhinieri i talentuar dhe i paharruar Astrit Alite, ka punuar me ndershmeri dhe pergjegjesi te larte qe Gjirokastra, Saranda, Bregdeti, Permeti e Tepelena te ndiqte programet e televizionit shqiptar e me pas dhe ato te tjera.
Kjo ishte nje pune e veshtire qe kerkonte “dije dhe kembe” , ne kohe te mire e te keqe, edhe ne furtune, per te vendosur ne gatishmeri pune repertitoret qe pas tyre ekranet neper shtepite e shikuesve te kishin drite e figure dhe jo xixa.
Ketyre veshtiresive u eshte pergjigjur edhe Jorgua duke marre urimet me te mira vecanerisht ne ditet e festave e ato ne prag , gjate e pas Vitit te Ri kur njerezit prane ekraneve prisnin dhe me ankth nese do rregulllohej repertitori i Cajupit, i Bulos etj.per te ndjekur programin e gjate te Vitit te ri.
Nese do qendronim ne kujtime kemi shume per te treguar!
Jorgo Jovani edhe pas vitit 90-te bashke me ekipin vazhdoi punen per mbajtjen ne gatishmeri te repertitoreve qe nga viti ne vit e humben rendesisne dhe funksionin e pare me vendosjen e teknologjive te reja e te fuqishme te trasmetimit dixhital.
Pavaresisht nga zhvillimet perseri nje pjese jane ne kujdesin e mirembajtjen e Jorgos qe sot e vleresojme dhe urojme per punen ne vazhdim dhe per Ditelindjen:
Ta Gezoje, te kete shendet e jete te gjate dhe lumturi ne familje!