Roland Çomo ka festuar dy ngjarje bashke, Pedagoge dhe nxenes te shkolles artistike Feim Ibrahmi e kane uruar per ditelindjen dhe daljen ne pension.Ka marre urime te sinqerta per shendet dhe jete te gjate si dhe pension te mbare. Keshtu ka “mbyllur” nje karriere te pasur artistike per 40 vjet me radhe si instrumentist dhe mesues specialist i flautit prane shkolles se mesme artistike te qytetit te Gjirokastres.
Profesionalizmin si instrumentist nuk e ka treguar vetem ne pergatitjen e instrumentisteve te rinj te cilet jane te shumte dhe sot luajne edhe ne formacione orkestrale brenda e jashte vendit, por edhe ne aktivitete artistike muzikore kombetare e nderkombetare, si anetar i bandes frymore te qytetit nga viti 1975, ne orkestren simfonike prej vitit 1982, si instrumentist i jashtem prane Estrades Profesioniste,pjesemarres ne veprimtarite artistike per qarkun si instrumentist dhe krijues ne festivalet e femijeve prej vitit 1976 e ne vazhdim.
Nderkohe per nje periudhe 2 vjecare ka qene dhe instrumentist ne estraden e ushtarit, pjese e orkestres ne festivalet e 17 dhe 18 te RTV, mesues dhe instrumentist i jashtem ne shkollen Cakalof Janine, pjese e koncerteve recitale ne 2013 , fitues i cmimeve te para, te dyta e te treta ne disa festivele te femijeve te qytetit te Gjirokastres.
Ka qene gjithashtu pjesemarres ne anketat muzikore te Memaliajt e Tepelenes si dhe ne festivalet e femijeve si instrumentist e krijues ne keto qytete, me vleresime edhe nga institucionet artistike dhe Drejtoria Rajonale Arsimore e Qarkut.
E UROJME ROLANDIN PER DITELINDJEN DHE PENSIONIN, TE GEZOJE SHENDET E JETE TE GJATE DHE VAZHDIMESI NE AKTIVITETET ARTISTIKE.