Në 50 vjetorin e krijimit te saj, nxënësve dhe mësuesve të shkollës 9-vjeçare “Urani Rumbo” të qytetit të Gjirokastrës iu bashkuan dje me kujtime e emocione edhe shume prindër, ish nxënes e ish mësues.
Ashtu si oborri, korridoret e klasat, ku të pranishmit u njohen me foto e dokumente te ekspozuara, me gatimet karakteristike të përgatitura nga vete nxenesit, gjallëri pati edhe ne ambientet e kinemasë në lagjen Teqe ku u organizua takimi kushtuar rrugës 50 vjeçare te shkollës, kontributit të mësuesve e drejtuesve te saj në vite.
Sot si dite e veçante për të gjithë u bënë dhe vlerësime për mësues të dalluar në edukimin dhe formimin e nxënësve te kësaj shkolle të arsimuar me pas ne universitete e shkolla profesionale te vendit.
Urimeve për 50 vjetorin e kesaj shkolle i bashkohet edhe Gjirokastra Online si dhe miqte e lexuesit e saj të shumtë ne Gjirokastër, Shqipëri e Diasporë.