in

Recetë nga Lume Çobani:” Unë kështu e përgatis Glikon me Arra, po jo si e përgatitni?

Si fillim pastrojmë arrët një e nga një.

Marrim një citë dhe i shpojmë i bëjmë dy vrima pastaj siç i kemi mbaruar së pastruari i lëmë një orë në ujë me gërqere.

I shplajmë pas një ore që t`i iki gërqeria dhe uji të jetë i pastër.

Pastaj i ziejmë 5 herë për 10 minuta dhe i derdhim ujin.

Shurupin e pergatita ne kete menyre:

Sasia e sheqerit varet nga sasia e arreve ,sa te hedhim dhe si e duam.

Une kisha 5 kile arra dhe i hodha po 5 kile sheqer, një kanellë druri dhe 5 karafila dhe gjysmë limon.

Glikoja me doli shume e mire edhe pse u mundova shume.

Brenda i kam hedhur dhe lajthi dhe shija eshte e shkelqyer, i kam hedhur për qejf jo se është e domosdoshme.

Tani une keshtu e bera glikon me arra, po ju si e beni?

Uroj qe ta beni dhe me te mire!

What do you think?

Written by admin

Kujtese/ Mina Konomi shoferi i shquar i fabrikes se lekure kepuceve ne Gjirokaster

Zbuloni stilistet gjirokastrite qe prisnin e qepnin veshje si ne Paris qytetin me te madh te botes se modes!