in

TRIGONA ME ARRA – Receta e Bukvallës

Miellin me kripë dhe ujë të ftohtë e përgatisim për petë byreku. Petët i hapim pak me te trasha nga ato të byrekut.

 

I presim ne rripa 10-20 cm. Arrat e grira holle, vezet, sheqerin, kanellen dhe gjalpin e tretur i punojme se bashku dhe pergatitim  kremin për mbushjen e trigonave.

 

 

Petët e prera në rripa i hapim, hedhim kremin e pergatitur, dhe i mbledhim ne forme trekendeshi. I vemë në rradhë ne nje tepsi te lyer me gjalpe, i lyejme dhe ato persiper gjithashtu me gjalpe dhe i pjekim ne 150 grade celcius. Pasi i heqim nga furra hedhim ne to shurupin e nxehte.

 

 

Normativa:

  • miell 600 gr,
  • uje 200 gr,
  • kripe 3 gr,
  • arra te grira l60 gr,
  • veze 2 kokrra,
  • kanelle, 3 gr,
  • sheqer l60 gr,
  • gjalp i tretur 200 gr.
  • Per shurupin, sheqer 700 gr, vanilje 0.25 gr, uje 400 gr.

 

What do you think?

Written by admin

Njihuni me Bashkëluftëtarët e Bajo e Çerçiz Topullit, Pjesëtarë e Përkrahës të Çetave Kryengritëse nga viti 1905 e më pas

GALETA – Receta e Bukvallës