Në çerdhet e Tiranës filloi përdorimi i trahanasë si ushqim i shendetshëm për fëmijët…
“Me trahana dhe paparë jemi rritur” – thonë në Gjirokastër!
Kështu thuhet dhe sot. vite të shkuara, një lajm apo ngjarje e mire nga kryeqyteti Tirana, në Gjirokaster e qytete larg saj vinte dhe disa ditë apo dhe një muaj me vonesë. Thoshnin per moden. Një model apo prerje e re ne Tiranë poshte ne “bazë” zbriste me vonesë. Tani ndodh ndryshe…
Çdo lajm kudo shperndahet ne kohe e brenda disa sekondave. Lajm i mirë u përcoll këto dy ditë me vendosjen e trahanase si ushqim ne menyne e çerdheve te kryeqytetit për fëmijët nga 0-3 vjeç, duke përfshirë në të më shumë fruta dhe perime, ndërkohë që gjalpi zëvendësohet me vaj ulliri.
Sipas specialistëve, menyja e re garanton një ushqyerje të shëndetshme dhe cilësore për të gjithë fëmijët; merren me shume karbohidrate në krahasim me raportet e tjera proteina dhe yndyrna, kufizohet sasia e sheqerit dhe sasisa e kripës, yndyrnat e ngurta të gjalpit dhe margarines zëvendësohen me yndyrna cilësore të vajit të ullirit, përdoren gjithashtu produktet e qumështit, gjiza dhe kosi. Menutë e çerdheve janë bërë 6-mujore, për të përdorur frutat dhe perimet e stinës.
Kjo është përvoja e Tiranës, po a është njohur dhe mbeshtetur ajo në rrethe, fjala vjen edhe ne Gjirokastër?!
Nuk kemi informacion po mendojmë se ajo duhet te gjeje mbeshtetje, mbasi produktet shtese ne menyne e cerdheve, si trahanaja, frutat e perimet, vaji i ullirit etj. jane te domosdoshme dhe te shendeteshme. Prinderit e rinj te mos harrojne se shumica me trahana dhe papare jane rritur.
Nisma e çerdheve te Tiranës për perdorimin e trahanasë, ka gjetur mbeshtetje edhe nga prodhuesit, si Trahana “Lunxheria” nga prodhuesit e pare ne Shqiperi.