in

Luftëtari Përgatitet për të Mbrojtur Rekordin në Kampionat! Cila do jetë Kundër-Përgjigjia ndaj Laçit?

Luftëtari tashmë i skualifikuar nga Laçi per Kupën e Shqipërisë, tashme në javën e 20-të të kampionatit, kalendari i vendos përballë sërish të dy skuadrat, këtë herë jo për Kupë.

 

Në Gjirokastër nga dje ka nisur puna dhe po hartohet “plani” i hakmarrjes për Laçin. Edhe pse Kurbinasit janë të vështirë për tu mundur në fushën e tyre, Luftëtari ka treguar se në kampionat mund të bëjnë më mirë se në Kupë.

 

Gjirokastritët përballen këtë herë me një mision të veçantë, të vazhdojnë serinë e fitoreve për të thyer rekordin.

 

Luftëtari nuk e njeh humbjen që nga 26 nëntori i vitit 2017. Në shtatë takimet e luajtura në kampionat, gjirokastritët kanë fituar pesë takime dhe kanë barazuar dy, ndaj dhe në ndeshjen e radhës kërkohet që të ruhet kjo vazhdueshmëri.

 

What do you think?

Written by admin

Edhe Lokali i Mirënjohur si Pikë Referimi në mes të Bllokut në Tiranë humbet nga Harta! Kthehet në një pikë…

TRAHANA NË ÇERDHET E TIRANËS – Një Ushqim i Shëndetshëm për Fëmijët që i Shtohet Menysë!