in

Te Stiliani & Pali – Për një Mëngjes me Paçe Koke ose Plënci që “të Vete në Bark”!

Thonë dhe është e vërtete: në rostiçerinë e tyre, vëllezërit Stilian e Pali Zhulati, ne Rrugen e Tregut ne lagjen 18 shtatori ne Gjirokaster, sherbejne paçe koke dhe plënci shumë të shijshme, e veçante në shije.

Ata që e shijojnë që në mëngjes, shprehen “Paçe po paçe, të vete në bark”. Këtë vlerësim e bëjnë se shijojnë paçe cilësore që nuk e gjejnë dhe gjetke.

Paçen e gatuajnë sipas mënyrës së tyre, origjinale, pa “asortimente shtesë”, fjala vjen si bëjnë ca që përdorin miell për trashjen e lëngut. Jo ata nuk perdorin miell, as edhe nje maje luge, sic thuhet.

“Mielli i prish shijen paçes, ndërsa lengu trashet e merr shije nga truri i viçit”, thonë ata dhe shtojnë se nuk kane ndonje sekret që të tjere nuk e dinë apo përdorin.

Punë e parë që bejnë është kujdesi për zgjedhjen e kokës së viçit që ajo të jetë e fresket dhe jo shumë e madhe, 6 -8 kg. E çajnë atë në mes, e lajnë në ujë të bollshëm dhe të rrjedhshëm pastaj të dy pjesët e kokës i kalojnë në zierrje rreth 3 orë. Lëndën e mbledhur pas shkërmoqjes, ndarjes së mishrave nga kockat, e përziejnë me pak kripë e piper ose spec djeges, në sasi te pakte.

Rëndësi i kushtojnë procesit te servirjes.

Në një kupë të veçantë përgatitin hudhër të shtypur me vaj ulliri, kripë e piper dhe uthull që sherbehet më vete, në sasi sipas kerkeses dhe shijes së klientit.

Me të njëjtën mënyrë përgatitin edhe paçe plënci me vetëm paçe të shelegut dhe gabzere bashke. Ato pastrohen mire e mire dhe zihen rreth 2 ore, 1 ore me pak nga koka e viçit. Pas zierjes, lënda grihet në copa-copa të vogla. Edhe paçja e plëncit shërbehet me hudhër të shtypur ne vaj ulliri te perzier me pak kripe e piper dhe uthull.

Paçja shoqërohet me nje gote vere te kuqe brusko prodhim vendi, e Gjirokastrës që pëlqehet edhe nga turistë të huaj.

What do you think?

Written by admin

Urim për 70 Vjetorin e Lindjes të Mjeshtrit të këngës Shqiptare Luan Zhegu, edhe Mik i Faqes tonë!

AVAZI i MUKËS?! Sa prej jush e kanë dëgjuar dhe ia dinë kuptimin?!