Fletore Punedore dhe Fletore Vizatimi ishin pjese e inventarit te librave te shkolles per cdo nxenes te shkolles fillore dhe 7 vjecare te viteve te pasclirimit te vendit.
Te kendshme dhe te pritshme , si ore pushimi dhe qejfi vleresoheshin gati nga te gjithe, se ne nje apo dy ore punedore e vizatim , ndryshe nga oret e tjera mesimore, arithmetika, gjuha etj.edhe levizje nga njera ne tjeren bange per t`i treguar shokut apo shoqes si e kishe bere lulen,pemen, fshatin apo qytetin tend, Gjirokastren, edhe ne natyre, edhe me mendje.
Atehere ata qe kane vizatuar dhe krijuar figura me leter punedore ishin nxenes ndersa sot jane bere me kohe gjysher e gjyshe, me niper e mbesa neper kembe.
Le te shkojme large, ne feminine e tyre dhe te bejme pyetjen:
-A ju kujtohen vizatimet e para, po punet e dores, cilat kane qene?
Ndoshta mesojne dicka dhe niperit e mbesat per ‘ veprat’ e para te gjysherve dhe gjysheve, dikur dhe ata te vegjel, ne bangat e zhgaravitura te klasave te fillores.