in

Tavë me feta kungulli për një darkë të lehtë e të shijshme, shoqëruar me lakra të egra të koshtit ose…

Per darke mire eshte qe te pergatisni tave me feta kungulli, recete e shoqeruar dhe me foto qe na e ka derguar nje amvise e re qe ne keto dite ne karantine i eshte futur gatimeve tradicionale, si gatuante gjyshja e saj.

Per pergatitjen e taves na shkruan se hoqi menjane 1 kg kunguj qe i preu ne feta dhe i shtroi ne nje tepsi te lyer me pak vaj ulliri dhe e futi ne furre duke kontrolluar temperaturem qe fetat e kungullit te zbuteshin po jo te skuqeshin.

Tava e pergatitur para pjekjes

Ne nje ene rrahu kater veze, nga dy qe hidhte dikur gjyshja, sic na shkruan si dhe dy luge miell, nje gote me leng mishi, gjysem gote kos, gjysem gote qumesht.

Gjithashtu me deshiren e saj shtoi dhe nje luge te kafese me pipier te kuq te embel si dhe nje luge gjelle salc domate.

Pas perzierjes dhe nxjerrjes se taves nga furra, masen e pergatitur e hodhi ne te gjithe shtresen e kungujve shoqeruar me pas me copa te vogla djathe dhie te forte,nje grusht te vogel me djathe kackavall te grire dhe pak koper. Ne mungese mund te perdoret majdanoz i grire.

Tava ne furre lihet per 15 minuta ne temperature 230 grade.

Tava pas pjekjess e mjaftueshme per 5 persona.

Mund te shoqerohet me lakra te egra te koshtit dhe ne mungese te tyre te pazarit dhe me ndonje gje tjeter.

What do you think?

Written by Admini

“E more vesh mo, pse nuk vjen Korona në Gjirokastër?!”

Vargje ne distance nga Amerika -“Manxurane moj manxurane, fjale embel ane e mbane” midis Saimir Kasit nga Dunavati dhe Raimonda Lilos nga Manalati i Pare