in

Sot Urojmë për Ditëlindjen Z. ZIJA BASHA – Studjues dhe Hulumtues i Përkushtuar në disa Fusha!

Sot ka ditelindjen Zija Basha, nje nga miqte e bashkepunetoret e Gjirokastra Online.

Me kete rast bashkojme urimin tone me ate te familjes, te afermve dhe miqve te tij te shumte:

Shendet e jete te gjate, edhe 100 vite te lumtura!

Kete urim te ngrohte e plot urime te tjera Zija Basha i pret sot nga banoret e fshatit te lindjes, Lazarati, ku lindi me 7 gusht te vitit 1944, nga miqte e shumte ne Gjirokaster e me gjere ne Amerikën e larget ku prej vitesh jeton me familje.

Siç shprehet, lidhjet me fshatin e Gjirokastren nuk i ka nderprere asnjehere se jane lidhje ne burrim, ne rrenje, te forta që nisin nga femijeria e larget, nga shkolla ku mesoi e u edukua te degjonte dhe respektonte mesuesit e fillores që ai here pas here ne shkrimet e veta i ka permendur dhe vleresuar si Et’hem Alikon, Fatime e Fadil Kokalarin, mësuesit e 7 vjeçares Njazi Fico, Pandeli Lula, Ermioni Roshi, Saide Kallfa, Nebo Bllaco.

Puna e sjellja e tyre e inspiroi te adhuronte profesionin e nderuar te mesuesit që, edhe pse me vështirësi per kufizimet e kohes e realizoi me rezultate te larta ne shkollen pedagogjike.

Pas diplomimit, ne vitin 1964, realizimin e endrres per t`u bere mesimdhenes Zija Basha e quajti fitoren me te madhe te jetes se tij dhe ju perkushtua me zell per t`ju afruar tipareve te verteta te nje mesuesi te mirfillte.

Jeta, shkollimi dhe puna e tij flasin; vazhdoi me perkushtim duke mbaruar edhe kompletimin e shkolles se larte ne universitetin e Shkodres 1969-1972 e kualifikimet e vazhdueshem ne universitetin “Eqrem Çabej”, pervojen personale ne lendet e historise dhe gjeografise e kombinoi me ate te mesuesve te shkollave 8 vjeçare e te mesme te Gjirokastrës.

I veçante eshte kontributi e perkushtimi ne shkollen e fshatit te tij ne Lazarat ku punoi fort per rritjen e cilesise se mesimdhenies dhe ku u shqua si veprimtar shoqeror, propagandues i arsimit ne fshat, i unitetit e solidaritetit njerezor e atdhetar te fshatareve, zhvillimin e kultures e frymes se re emancipuese per ecjen perpara te jetes ne Lazarat.

Ai ështe krenar per ata dhjetra nxenes te Lazaratit qe mesuan ne shkollat e vendit dhe sot jane intelektuale e profesioniste në fusha te ndryshme te jetes.

Nga Janari i vitit 1983 ai mbajti detyren e zevendes drejtorit te shkolles se fshatit deri me 1994, vite plot perpjekje ne drejtim, punen mesimore edukative dhe aktivizime ne probleme te kultures, folklorit, menyres se jeteses ne fshat etj.

Per tre vjete,`94-97 mbajti dhe detyren e drejtorit te shkolles se mesme nderkohe që me pas vazhdoi te jepte mesimin e historise e filozofise po ne kete shkolle, i kenaqur qe kontribuonte ne fshatin e lindjes që, siç shprehet, e ka dashur me gjithe shpirt dhe i eshte mirenjohes pasi aty mes veshtiresive u formua si mesues duke ju afruar konceptit te mesuesit qe keshillonte dhe percaktonte Basho Thomai.

Zijai eshte mare edhe me hulumtimin e trashegimise folklorike duke mbledhur kenge ,tregime, legjenda, njohjen e kultures materiale ekzistuese; me kerkime historike per ngjarje e persona historike me kontribut te spikatur ne historine kombetare; me kerkime arkeologjike duke bashkëpunuar me arkeologet Dhimosten Budina, Vladimir Qiriaqi; eshte konsultuar me historiane si Aleko Pano, Sedat Kale, Stefanaq Pollo, Minella Haxhi, ka bashkpunuar me gjeografet Muharem Bejleri, Niko Rogo e Banush Mezini.

Kontribut ka dhene dhe per historikun e fshatit; ne veçanti ka bashkepunuar me kolegun Sali Rabi ne Arkivin Qendror te shtetit, Arkivin e biblotekes kombetare, Arkivin e institutit te historise.

Zija Basha ka kryer disa studime e ka shkruar artikuj per personalitete historike te Lazaratit si per Brahim Hysenin ne kryengritjen fshatare 1847, per Daut Dervishin luftetar per pavaresine, Bido Gjolleshin patriot e rilindes, Ago Rakip Lazaratin veprimtar i Vatres e Partise Politike Shqiptare ne Amerike, Iliaz Bobin veprimtar i Vatres, gazetar e patriot, Muhamet Gjollesha dhe veprimtaria e tije antifashiste etj.

Nje fushe studimore per Zijan eshte historia e bektashizmit. Ka hulumtuar per rendesine që ka pasur per popullin shqiptar dhe ne 15 artikuj te botuar ne gazeten “Dita Jug” hedh drite se

“Bektashizmi si besim forcoi shqiptarizmin ne popullin shqiptar me devizen bektashiane:
Pa atdhe, nuk ka fe”.

Me dokumente autentike provon kontributin e shquar te klerikeve bektashiane ne harmoni me perfaqesues te feve te tjera per Pavaresinë e Shqiperise.

Ka gjithashtu artikuj te tjere ne doreshkrim dhe, paralelisht me mbajtjen e frymes shqiptare me komunitetin shqiptar ne shtetin e Wiskosinit, angazhohet me perkthime ne fushen historike me interes kombetar, me perkthime ne fushen e historise, pedagogjise nga esete me te mira pedagogjike boterore.

Veprimtarine hulumtuese e krijuese e vazhdon dhe me publikimin e shkrimeve që kane te bejne me traditen e shkolles dhe arsimit si dhe te figurave te shquara te saj, edhe ne faqen e tij ne internet.

What do you think?

Written by Admini

Ju njohim me Niko Panajotin – Intelektual dhe specialist me formim shkencor dhe ndërgjegje të lartë shoqërore

“Trimat” e Lalan Habipit – Mësuesi që Modeloi Nivel të Lartë në Mësimdhënie dhe Përgatitjen e Talenteve të reja në Futboll