in

“Sokaku i të Marrëve” ne vargjet e poetit gjirokastrit Gaqo Kristo

Në Gjirokastrën e pjerrët ka shumë sokak
Në trupin e gurtë ato u ngjajnë damarëve
Në vite me mbiemra fisesh janë të njohura
Vëtëm njëri emërtohet Sokaku i të Marrëve
2
I ngushtë, me mure të lartë e të shtrëmbër
Ku rrezet e diellit s’kanë depërtuar kurrë
Për ne fëmijtë frikë e ankkth gjeneronte
Të freskëta i kam dhe sot që jam burrë
3
Nga nxitimi në gurët e tij penguar e rrëzuar
Gjaku n’a rridhte,por e mbanim të qarët
Me veshët ngritur mos kërciste një portë
E frikshëm do n’a dilnin përpara të marrët
4
Emërin e kobshëm kush t’a vuri vallë ?
Cilët të marrë emërin t’a kanë dhuruar ?
Në shumë sokak këmba më ka shkelur
Por ankthin tënd kurrë s’e kam provuar
Dhjetor 2021

What do you think?

Written by admin

Për aq kohë sa jep më të mirën tënde, çdo gjë shkon mirë, por…

Korçari kruajti koken kur mesoi ngase vuante gjirokastriti!