Veshtrimi tone mbi faqet e ketij mishi te pjekur eshte tundues. Ata qe e kane pjekur tani jane bere gati dhe per ta asgjesuar, ndersa per ne qe e shohim virtualisht eshte ndryshe.
Mund ta hame sot, mund te hame neser, mund ta futim dhe ne frigorifer dhe te presim nje dite kur jemi me te urritur
Apo c`e do fare, se dhe mishi nuk na ben mire dhe keto kohet e fundit na ka “dale nga hundet”.
Pastaj kushedi nese ka apo jo shije te mire!Ne dukje po po brenda nuk e dime, nese kane perdorur ereza si piper, rigon, gjethe dafine, lëng limoni dhe pak vaj ulliri, e kane lene apo se kane lene te marinohet si pas rregullit perreth 2-3 orë para procesit te pjekjes.
Po mos kane harruar dhe ta kriposin?!
Te gjitha keto vec i mendojme se nuk dime c`ka ndodhur me kete mish te pjekur qe c`eshte e verteta na e ben me sy e duket sikur buzeqeshe.
Dale, mos e teperojme, me mire nga te gjithe per keto “kerkesat” tona do flasin ata qe e kane pjekur dhe do ta asgjesojne me te vertete, ne te tjeret, le te ngopemi fillimisht me sy e pastaj te pyesim njeri tjetrin:
Si thoni, do ta hame sonte apo neser?