Dashurues i Tostit, kemi një propozim modest për ju: Mos u shqetësoni që keni bukë të keqe. Thuaj lamtumirë bukës së ëmbël, prej pambuku, super të lehtë, të atij lloji që pllaquritet nën një thikë gjalpë ose fundoset me një lugë reçel.
Vetëm merrni anët e mira në të kundërt, bukën më të mirë që jeni në gjendje të blini, mundësisht bukë të punuar me dorë me kore të fortë dhe thërrime të ngjeshura, mbushur me aromat e fermentimit.
Është më e shtrenjtë, dhe kjo nuk është gjë e vogël. Por ndryshe nga disa artikuj të tjerë për të cilët ju mund të paguani më shumë, bukë e mirë vlen me shume.
Pastaj gjithmonë mbajeni në dorë. Mund te themi se mënyra më e mirë për të ruajtur bukën nuk është që të përfundojë në nje fletë metalike prej letre, qese plastike apo leter ngjyre kafe, ta mbështjellësh në një këllëf jastëku ose ta vendosësh në kutinë e bukës.
Jo! – Mënyra më e mirë për të mbajtur bukën është ta vendosni në frigorifer – me feta!
Ndarja është e rëndësishme në këtë rast. Bukëpjekësit në shtëpi e dinë që një copë e tërë ngrin jashtëzakonisht më mirë.
Por kur e shkrini atë, ju përsërisni problemin e një fete të freskët te sapo dalë nga furra: Nëse nuk keni një shtëpi me shume pjesetarë, kjo është një garë për ta përfunduar atë para se të bëhet e ndenjur.
Në kontrast, feta me buke te mire ne frigorifer kualifikohen praktikisht si ushqim konvenient: me nje servirje te vetme dhe gati, baza per nje mengjes te thjeshte dhe luksoz, nje dreke te kenaqshme, nje qindi rigjeneruese, apo nje darke relaksuese.
Dhe prej faktit se i keni vendosur fetat ne frigorifer, ato nuk degradojne ne te njejten menyre kur e lini ne meshiren e temperatures se dhomes qe e demton.
Mbani mend se me e fresket buka është kur shkon në frigorifer, dhe aq më mirë do të jenë rezultatet. Pra vlerësoni se sa doni të hani të freskët, dhe vetëm ngrini pjesën tjetër.
Ju mund ta ngrini të gjithë në të njëjtën kohë, një furnizim i papare me tost në rast se ju kap shpesh dëshira për të!